InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fundi pa lavdi i revolucionit!

21 Janar, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Megjithatë BERISHA do të rrëzohet!

Nga Ergys Mërtiri, Sociolog

Siç ishte e pritshme te ndodhte, foltorja po shkon tashmë drejt shuarjes. Ajo nuk mundi ti realizojë dot qëllimet e saj dhe tashmë po hyn në krizë të brendshme, pikërisht për shkak të paaftësisë për ta rrëzuar kryetarin në detyrë. Degjenerimi i saj në aksione guerrilase grupesh rinore të ngjashme me ato të “Organizatës Politike”, që i zënë pritë kryetarit për ti gjuajtur me vezë apo domate, tregon dëshpërimin e lëvizjes dhe pamundësinë e saj për të krijuar rezultate.

Strategjia e re për ta orientuar atë drejt parlamentit dhe institucioneve, është një tregues më shumë i dështimit të aksionit politik, e cila vetëm sa do të shtyjë edhe për ca kohë agoninë drejt fundit të pashmangshëm. Ajo vetëm do të ekspozohet si një lëvizje grindavecësh patetikë, që ekzalton deliret dhe paranojat e saj qesharake në një luftë imagjinare me komplote botërore. E zgjatur në kohë, ajo do të bëhet vetëm objekt humori në skenën politike shqiptare, nëse nuk transformohet në një forcë të re politike, me gjuhë dhe aksion politik tjetër nga ky i sotmi.

Në fakt, fati i kësaj lëvizje ka qenë i parashkruar që në fillim. Z. Berisha nuk kishte instrumentet e duhura ta fitonte këtë betejë. Ai u përqendrua tek fuqitë e tij mediatike dhe mbështetja prej faktorëve që sillen rreth rrjetit të tij të influencave, përfshirë këtu edhe pjesën më të madhe të oligarkëve, mediat e të cilëve janë angazhuar fuqishëm në prodhimin e perceptimit sikur foltorja po gjen mbështetje dërrmuese tek demokratët. Por kjo nuk mjafton, realiteti virtual i prodhuar nga media ka sidoqoftë limitet e veta.

Gjatë gjithë këtyre muajve mediat e paraqitën foltoren si një ortek brenda së djathtës, duke i kushtuar asaj të gjithë vëmendje publike çfarë paralizoi çdo debat tjetër. Ata i paraqisnin takimet e z. Berisha si lëvizje popullore masive të cilat po shkundnin nga themelet PD-në. Ata u përpoqën të krijojnë idenë se ai kish krijuar tashmë frymën e duhur për një shpërthim që po merrte përpara gjithçka, kundër të cilit çdo rezistencë ishte e kotë dhe absurde. Fitorja e foltores u projektua si një fakt i kryer, i padiskutueshëm.

Por rezultati ishte krejt tjetër, sepse në realitet, gjërat nuk kanë qenë aspak kështu. Në realitet Berisha nuk ka e ka mbështetjen e pretenduar, ndërsa prej kohësh ai e ka humbur besueshmërinë dhe moralin për të udhehequr levizje reformuese. Përveç një pakice të vogël, por shumë të zhurmshme e agresive, pjesa dërrmuese e njerezve nuk e duan me Sali Berishën.

Dhe është e kuptueshme, nuk mund të bësh revolucion me salla teatrosh të mbushur me nostalgjikë të gënjyer e zhgënjyer në paqartësitë mes ngjarjeve të së shkuarës dhe së tashmes. Nuk mund të bësh revolucion nëpërmjet ekonomizimit të urrejtjes dhe lakmisë së një grushti fosilesh parazitare që majmen prej 30 vitesh në kënetën e këtij tranzicioni, të eksituar tashmë nga era e gjahut që premton foltorja. Nuk mund të bësh revolucion as me sofizëm e populizëm analistësh, të gatshëm të rekrutohen në çdo kauzë, pavarësisht bindjeve të tyre. Në fakt, nuk mund të bësh revolucion kur ke 30 vjet që je pjesë problemeve të një politike që e ka nxirë realitetin në vend. E sigurisht, nuk mund të bësh dot revolucion kur, megjithëse pretendon të jesh lider historik, vazhdon të kandidosh për deputet dhe nuk merr dot më shumë se 5 mijë vota preferenciale.

Në fund, realiteti tregoi se, në ditën e tij vendimtare, ku do të vendosej fati i opozitës dhe të ardhmes së vendit, lideri historik nuk mblodhi dot më shumë se 1000-1500 njerëz.

Lëvizja e z. Berisha ishte një ndër veprimet më të gabuara që ai ka bërë ndonjëherë. Ky angazhim u vendos në kushte mungese të thellë kthjelltësie për të njohur dhe kuptuar realitetin politik. Qoftë i detyruar dëshpërimisht nga nevoja për tu mbrojtur nga kërcënimet e ardhura nga SHBA, qoftë i pushtuar prej errësimit emocional të ardhur nga ndjenja e të ndjerit i përjashtuar, z. Berisha bëri gabimin e madh të shndërrimit të problemit personal, në një kauzë politike. Ai humbi me këtë edhe shumë nga mbështetesit që i kishin mbetur nga një konsum politik 30 vjeçar. Paaftësia për të kuptuar dhe pranuar se koha e tij ka kaluar dhe se një ditë gjithkujt i duhet të dalë nga politika, e shpuri atë drejt një beteje të pamundur, e cila thjesht po i rezervon një fund aspak dinjitoz. Zgjatja e agonisë vetëm sa e dëmton gjithnjë e më shumë figurën e tij dhe vetëm sa e bën më të shëmtuar ceremoninë e daljes së tij në pension politik.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte
Bota

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

18 Shtator, 2025

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 18 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 18 Shtator 2025

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com