Nga Qamil Gjyrezi
Dështimi i revolucionit me dhunë dhe kriminelë ordinerë me datën 8 Janarë, shënoi edhe dështimin për marrjen e selisë së PD-së, që është shtëpia e demokratëve. Por me dështimin për marrjen e selisë, Berisha dështoi edhe me projektin e ngritjes së disa kullave të njerëzve të tij, në territorin e selisë së PD-së. Revolucioni paqësorë i Sali Berishës, tashmë ka përfunduar dhe ka degraduar në revolucion ushqimor vezësh!? Por përsëri Sali Berisha duhet patur kujdes, nga “kurthet” që ka ngritur në 30 vite. Një mesazh të “koduar” të qartë i’a dërgoi Zonja nga Tropoja, ne takimin e LDG-se.
Por duhet edhe pak kohë, që shqiptarët të kuptojnë “kurthet”, akuzat që ka ngritur Berisha, në dëm të demokratëve dhe zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Me të vërtetë e kemi mbështetur pa kursim Berishën, edhe une që po shkruaj këta rreshta, sic deklaroi Zonja në takimin me grate demokrate. Por Sali Berisha nuk ka mbështetur në 30 vite ata që e kanë respektuar politikisht dhe si institucion. Berisha ka mbështetur ata kontigjente dhe disa “pazarexhinjë” nga Shkodra dhe Shqipëria, që i ka përdorur për aferat e tija personale në dëm të shqiptarëve dhe shtetit ligjorë.
Sali Berisha në takimet të PD-Foltores dhe mbas “revolucionit me dhunë” para selisë së PD-së, manipulon mbështetësit e tij se do të marrë selinë e PD-së?! Sipas një proverbi popullorë, Berisha, u nis “për të hequr vetullat, por nxorri sytë”?! Shpifja dhe akuzat pa prova kanë qenë në themelin politikës së Sali Berishës në 30 vite. Së fundi Berisha, ka filluar të ndërtojë një sistem shpifjesh kundër familjes dhe akuza personale për Zotin Basha, sic ishte edhe shpifja për Kullat.
Por i gjithë opinioni publik në Shqipëri dhe Europë, ka marrë vesht, se Departamenti amerikan i shtetit ka akuzuar me non-grata familjen e Berishës dhe jo familjen e Lulzim Bashës. Yuri Kim deklaroi mrëmë në emisionin e gazetares dhe sekretares të Berishës, Erla Mëhilli: “Provat e korrupsionit të Berishës, janë para syve të gjithë shqiptarëve, ka zero shans t’i hiqet “non-grata”. Mos u merrni me fantazitë e tij!
Sali Berisha humbi selinë e PD-së më datë 8 Janar, duke u përjashtuar edhe si anëtarë i saj, por nga egoja për pushtet dhe prona, “humbi edhe kullat” që do të ndërtonin familjarët e tij.
Populli thotë, se “ficka duke kënduar, e vret vehten me gojën e saj. Edhe në rastin e non-gratës, në vend që të shkonte dhe të qëndronte në shtëpi duke mos përzier PD-në për ceshtje personale, bën revolucion me dhunë dhe akuzon Liderin opozitarë Lulzim Basha. LulzimBasha e mohoi akuzën për kullat pa prova duke deklaruar se PD, ka ceshtje të tjera për të zgjidhur. Për të informuar opinionin publik dhe demokratët, sekretari i PD-së Gazment Bardhi i ka dërgur zyrtarisht Bashkisë së Tiranës një kërkesë për 4 pyetje shterruese ligjore, mbi projektin e kullave tek selia e PD-së.
Analistë dhe politikanë për interesat e tyre, si Blendi Fevziu dhe Bamir Topi, akuzojnë Bashën për këtë ceshtje. Fevziu dhe Topi e kanë “hallin” e tyre, mbasi kanë lidhje dhe interesa me Toptanët, që janë ish-pronarët e truallit pranë selisë së PD-së. Lejen e ndërtimit për kullat, e ka në kompetenca kryeministri Edi Rama, miku i Sali Berishës. Sali Berisha e ka shumë të vështirë të gënjejë, mbasi këtë herë nuk ka përballë Nanon, Metën, Ramën që kanë bashkëpunuar me të, por Lulzim Bashën.
Besoj se shikuesit të TV Klan Opinion, iu kujtohet deklarata e Bashës, kur iu drejtua opinionistit Blendi Fevziu: “Unë jam Lulzim Basha”, në kuptimin që, nuk jam si politikanët e tjerë që ke intervistuar deri tashti që janë të akuzuar për afera. Koha do ta vetetojë se kush ka bashkëpunuar me Erion Velinë, Ilir Metën dhe Edi Ramën, njerëzit pranë e Berishës apo Lulzim Basha?!
Lulzim Basha dhe demokratët e ndershëm mbrojnë selinë e PD-së, simbolin dhe nuk mbrojnë projektin e kullave, që është një lojë e “trekëndëshit” të Bermudës në 30 vite tranzicion. Selia e PD-së është simboli i demokratëve! Lulzim Basha do të mbrojë mbron “simbolin” Selinë e PD-së, shtëpinë e demokratëve mbasi është kryetarë legjitim.