“Pengmarrës të politikës 30 vjecare“, kështu e ka konsideruaar trinomin Berisha-Rama-Meta, ish-deputeti Ndocaj, i cili përmes një video-komunikimi, ka komentuar me ndjekësit e tij zhvillimet më të fundit në në vend.
Përplasjet në partinë më të madhe opozitare, Ndocaj i lidh me shpalljen “non gratta” të Berishës nga ShBA-ja, pasi sipas tij, ish-kryeministri me rolin e tij prej tre dekadash, ka qenë një lider autoritarist dhe me përgjegjësi të mëdha në tranzicionin shqiptar.
Bashkëbisedimi dhe postimi i plotë i ish-deputetit Eduart Ndocaj:
Ja një familje “non gratta” nga ShBA-ja dhe antishqiptare që u solli veç dhimbje në 30 vite shqiptarëve ! Kur do të zgjohen shqiptarët e të heqin dorë nga tifozllëku ndaj diktatorëve dhe politikanëve mafiozë? Zot fali shqiptarët se nuk dinë ç’bëjnë!











