Nga Indrit VOKSHI
Që Fitimi ska lidhje me të qenit kriminel, ska nevojë ta themi.
Veç më erdhi në mend diçka, një fenomen: Sot përgjithësisht akuzohen, linçohen, shahen, persona të cilët shihen si të butë, të urtë e që stë bëjnë keq, pasi kanë zgjedhur të jetojnë si njerëz paqësorë. Deri këtu guxohet.
Kur vjen puna tek kapot dhe keqbërësit e mëdhenj, nuk guxon njeri tua përmendë emrin. Se e dinë që të çojnë njerëz. Kjo tregon qyqarllikun ku gjendet shqiptari: me të urtët, nxjerrin dhëmbët, ndërsa me kapot, rrinë urtë, madje tregojnë respekt.
Një ndër arsyet pse nuk kam punuar për tu bërë prokuror, ka qenë se ligji i shkruar do të më detyronte të dokumentoj (dënoj) njerëz për vjedhje pompe uji, vjedhje makine, fukarenj e të dëshpëruar, vepra të lehta, ndërsa para kapove të mëdhenj të politikës e biznesit dhe oficerëve të tyre, ligji i pashkruar do të më detyronte disi të toleroja e të mbyllja çështjen. E duke e njohur veten, sdo më zinte gjumi natën po ta dija se kam rrasur në burg fukarenjt dhe keqbërësit e vegjel dhe, kam toleruar kapot. Kush është burrë, matet me të fortin, jo me atë që nuk i bën keq askujt. Edhe epikën burrnore kështu e kemi, Gjergj Elez Alia, me bajlozin, paraardhësit tanë, me mytesarifët osmanë e me naçallnikët serbë.
E kur spo merrem me kapot, për Zotin as me ata që nuk i bëjnë keq njeriu, spo merrem.
Dua të them, shoqëri pagane me virusin e padrejtësisë dhe paguximit. Të voglin janë gati ta bëjnë kurban sepse duan të ushqehen me gjak, ndërsa kapon dhe këqbërësin e madh e bëjnë idhull prej guri, venerojnë, nënshtrohen, marrin kënaqësi erotike të pavetëdijshme, mazohiste, prej sadizmit të udhujve kapo.