InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Belind Këlliçi: E vetmja zgjidhje për të ndalur falimentin e vendit dhe për të rimarrë Shqipërinë është mbushja e shesheve

14 Tetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A

Belind Këlliçi nga Kuvendi i Shqipërisë: Fjala e plotë:

S’paskan faj të rinjtë, mbi të gjitha, por edhe qytetarët që thonë se kryeministri ka lëshuar pëllumbat. I vetmi kryeministër në botë që, ndërkohë që në vendin e tij është rritur çmimi i bukës, i energjisë elektrike dhe karburanteve me urdhër të tij, vjen dhe tallet këtu para qytetarëve duke folur për satelitët që do lëshojë në orbitë. Pëllumbat e tu zotëri, mirë që i ke lëshuar, por tani paskan shkuar edhe në orbitë, jashtë orbite. Kot nuk e ke lënë mjekrën, për t’i ngjarë Ismail Qemalit, por tashmë idhull paske edhe Juri Gagarinin, si i pari njeri që shkoi në hapësirë.

Çudi nuk do të jetë në fakt kur javën tjetër kryeministri Edi Rama të vijë këtu para jush dhe të njoftojë hapjen e punimeve, hapjen e tenderit për punimet e rrugës së Qumështit. Deri këtu ka vajtur megalomania, megjithatë unë dy fjalë dua t’i them për gjithë qytetarët që na ndjekin, sepse kanë kaluar pak javë nga nisja e kësaj legjislature dhe e mandatit të ri qeverisës. Mirëpo dita, thotë populli, duket që në mëngjes. Ju të kampit socialist nuk po pushoni fare.

Nuk njihni fundjavë. Punoni çdo ditë për t’ua bërë shqiptarëve jetën më të shtrenjtë. Me një fytyrë triumfaliste, kryesocialisti juaj njoftoi rritjen e çmimit të bukës, të energjisë elektrike dhe të karburanteve. Socialist ideali, jo shaka. Nga ai lloj i rrallë socialisti që thotë se “në Shqipëri nuk ka njerëz që vuajnë për bukë”, e ku ndërkohë mjerimi është ulur këmbëkryq në qindra-mijëra familje shqiptare që sot nuk i garantojnë dot më shumë se 1 vakt fëmijëve të tyre.

Një tjetër socialist, eksperti i korrupsionit në qeveri, thotë se “rritja e çmimit të bukës me 10 lekë është e përballueshme”. Këto duken si batuta të shkëputura nga filmi “Përballimi”, ku heroi i jepte të birit bukë lepurushi. Po për fatin e keq të Shqipërisë, Edi dhe Beni nuk janë personazhe filmash, por kryeministri dhe zëvendësi i tij. Pra, dy kokat e qeverisë mendojnë se shqiptarët mund ta blejnë bukën më shtrenjtë, se ua mban xhepi.

Po kush më mirë se Edi dhe Beni i njeh xhepat e shqiptarëve? Kanë 8 vite që u janë futur nëpër xhepa e po rrëmojnë ç’ka mbetur.

Hajdeni në zonën time, atje në Kombinat, Kashar, Pezë, Vaqarr, Ndroq, Yrshek, Yzberisht, Mëzez, Unazë e Re dhe thuajuni qytetarëve në sy që rritja e çmimit të bukës është e përballueshme. Veçse hajdeni të pashoqëruar nga truprojat, se mund tu mbajnë aty që ta provoni jetesën me rrogat dhe pensionet e tyre. Të jetoni gju më gju me popullin, siç i ka hije një socialisti 24-karatësh si ju. Në fund të muajit do tu bjerë të fikët nga mungesa e biftekut të Nusretit.

Duke qenë se ju keni vesin e vjetër që kaloni nga fitorja në fitore, nuk u mjaftuat me bukën por njoftuat rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Çdo t’u bëni shqiptarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e rritur të dritave? Do u tregoni burgun? Recetën e kësaj çorbe e ka Rama.

Në 8 vjet, qeveria juaj nuk ndërtoi asnjë burim të ri energjie. Nuk ka filluar ende asnjë punim për ndërtimin e parqeve energjitike të burimeve të rinovueshme.

Prej më shumë se 3 vitesh nuk është vënë në punë asnjë burim hidrik i prodhuesve privatë. Investimi i fundit domethënës janë dy HEC-e në kaskadën e Devollit, të kontraktuara nga qeveria e PD.

Dështimi yt dhe i qeverisë tënde lodër për të ndjekur direktivat e BE në liberalizimin e tregut.

Dështimi për të krijuar Bursën Shqiptare të Energjisë.

Ke 23 vite që thua “nuk jam politikan” kur ke po kaq vite që jeton me politikë.

Zonja dhe zotërinj! Kolegë të çdo krahu!

Po i lëmë Shqipërisë dhe të rinjve të saj një mal me borxhe. Ka vetëm një mënyrë për të marrë frymë. Për të ndalur rritjen e borxhit dhe rritjen stratosferike të çmimeve, duhet të ndalim me çdo kusht Edi Ramën dhe prapavijën e tij.

Dhe unë kam një mesazh për të gjithë qytetarët, duke nisur nga Partia Demokratike: E vetmja zgjidhje për të ndalur falimentin e vendit dhe për të rimarrë Shqipërinë është mbushja e shesheve.

https://infopressalbania.com/wp-content/uploads/2021/10/Facebook-31-1.mp4

 

 

Të Lidhura

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026
Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026
Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

TË FUNDIT

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com