Nga Paulin Marku, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
Ka shumë arsye dhe shkaqe të cilat secili nga ne i di shumë mirë, se largimi i familjeve shqiptare së bashku me fëmijët e tyre nga Shqipëria drejt emigracionit,i cili prej vitesh po kthehet në një sfidë mes ekzistencës dhe jo ekzistencës reale në çdo krahinë të Lezhës dhe Shqipërisë. Vitet e fundit kemi largimin më masiv që të sjell në mendje ato vite nga ai ,i viteve 1990-1992 ku largimi ishte mbijetesë familjare.
Në këtë periudhë emigrimi ka padyshim karakteristika të frikshme, dallime të ndryshme, memorie të ndryshme dhe pasoja të ndryshme që secili nga ne nuk i mendonte si të tilla sot pas 30- vitesh.
Në vitet pas 90- së për të gjithë ne dominonte ,dëshira, vuajtjet ,ëndërra, adhurimi, etja për modelin, realitetin, jetën, civilizimin, kulturën, e perëndimit, kapitalizmin, Europën, pavarësisht se ne nuk dinim se ku bie Europa ,si jetojnë europianët ,por vetëm me dëshirën që të largoheshin nga vuajtja disavjeçare e atij brezi të shumëvuajtuar. Sot pas 30- vitesh para realitetit shqiptar po evidentohet përsëri ikja masive nga Shqipëria ,si vend pashpresë, pa të ardhme, pa siguri e rend ,ku largimi është zgjidhja dhe varianti i fundit.
Mungesa e shpresës, zhgënjimi disavjeçar , humbja e durimit nuk frenon dot disfatën , pakënaqësinë, zhgënjimin, braktisjen e familjes, shkollës dhe vendëlindjes. Çdo ditë po largohet truri, energjia, familja, trashëgimia e vendit, intelektualët e profesionistët dhe kjo është pabesia më e madhe kombëtare ndaj shqiptarëve që nga kohët e vështira historike e deri te kohët e sotme që synojmë Europën.
Kjo situatë që po kalojmë ka përgjegjës dhe përgjegjësit e vetëm të largimit tē fëmijëve dhe mbylljes së shkollave dalin në media duke inaguruar shkolla, kushte e ambiente e duke thënë se këto janë ato që kërkojnë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të zhgënjyer nga kjo politikë.
Familjet shqiptare po largohen, por kujt po i sherbejnë këto politikanë, me shkolla të mbyllura, ndërsa ato që nuk kanë mundësi të largohen vuajnë nga gjendja e mjeruar ekonomike,nuk kanë siguri për jetën ,veshje e kushte minimale, për tu krahasuar me moshatarët e tyre, ku pushtetarët u kanë lënë fëmijëve të tyre ,gëzimin e kullave dhe vilave luksoze , shkollimi në shkolla private brenda dhe jashtë Shqipërisë ,makina luksoze .
Nëse nuk e ndalim këtë tragjedi, shpejt do të mbeten shtëpitë, bisneset, tokat, prindërit jetim dhe pa përkrahjen e rinisë. Rreziku që po i afrohet çdo familje shqiptare është dhimbje,fatkeqësi dhe humbje e asaj dëshire që endërruam ne shqiptarët.
E ardhmja jonë çdo ditë e më shumë është në rrezik!