InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“MEGA SKANDAL”, Tavo denoncon me foto: “Rilindja” ka mbushur magazinat e Zjarrfikësve me tonelata ushqime për t’i shpërndarë në shkëmbim të votës

10 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“MEGA SKANDAL”, Tavo denoncon me foto: “Rilindja” ka mbushur magazinat e Zjarrfikësve me tonelata ushqime për t’i shpërndarë në shkëmbim të votës

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka denoncuar atë që ai e quan një megaskandal, ku magazinat e drejtorisë së zjarrfikësve janë mbushur me tonelata ushqimesh, që do iu shpërndahen qytetarëve në këmbim të votës.

Tavo thotë se ky është një akt penal, për të cilin duhet të përgjigjen të gjitha institucionet e përfshira, qoftë në pushtetin lokal, qoftë në atë qëndror.

“Këto prova ua kam paraqitur zyrës së OSBE/ ODIHR ambasadës së SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermane, Franceze, Holandeze, etj, si edhe është dërguar si denoncim në portalin “Mbroje Votën” në faqjen zyrtare të Presidentit të Republikës”, shkruan mes të tjerave Tavo.

Postimi i plotë i kandidatit për deputet:

MEGA SKANDAL/ “Rilindja” ka mbushur magazinat e Drejtorisë së Zjarrfikësve në Gjirokastër me tonelata ushqime për t’i shpërndarë tek banorët në shkëmbim të votës.

Ja prova e skemave për blerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve nga “Rilindja.”

Shikoni tonelatat me ushqime (sheqer, miell, makarona, kova salcë kosi, etj)

Në këtë akt penal janë të përfshira të gjitha institucionet shtetërore, si të pushtetit qendror ashtu edhe atij vendor.

Kanë nxjerrë zjarrfikëset jashtë për të mbushur magazinat me tonelata ushqime në këmbim të votës.

Ky skandal dëshmon përfshirjen e të gjithë aparatit shtetëror në hartimin dhe zbatimin e këtij plani anti-ligjor, korruptiv, dhe anti-demokratik, për të cilin unë personalisht do bëj një kallëzim në prokurori.

Këto prova ua kam paraqitur zyrës së OSBE/ ODIHR ambasadës së SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermane, Franceze, Holandeze, etj, si edhe është dërguar si denoncim në portalin “Mbroje Votën” në faqjen zyrtare të Presidentit të Republikës.

U kërkoj organeve ligjzbatuese të kryejnë detyrën e tyre funksionale.

Të veprojë urgjentisht prokuroria që të mos preken provat nga shkelësit.

U bëj thirrje medias të shkojë urgjentisht në vendndodhje dhe t’i paraqisë mbarë publikut pamjet e plota të këtij skandali të madh.

Kjo është “Rilindja!”

E vendosur gjer në fund të përdorë çdo mënyrë të paligjshme dhe të turpshme për të ruajtur pushtetin.

Aspak e interesuar për zgjedhje të lira dhe demokratike, aspak e shqetësuar se BE pret zgjedhje me standarde dhe demokratike si kusht për procesin e integrimit, aspak e interesuar në vullnetin e lirë të banorëve të qarkut të Gjirokastër por zgjedh t’i fyejë ata me këto skema skandaloze dhe akte kriminale.

Shfrytëzon varfërinë e njerëzve për t’u blerë votën me ushqime. Varfëri që e ka shkaktuar vetë.

Turp të keni, Çuçi e me shokë që përdorni skema të tilla.

Largimi i “Rilindjes” është largimi i një të keqe dhe paturpësie të madhe.

Si një qark fisnik, plot vlera, krenar dhe me integritet të lartë, ta shporrim një herë e përgjithmonë këtë sekt të pavlerë, të ulët dhe të zhytur kokë e këmbë në paligjshmëri.

    

Të Lidhura

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun
Aktualitet

Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun

27 Shkurt, 2026

Divorci pas martesës 17-vjeçare/ Jonida Maliqi “hap” zemrën: Ishte dështim për mua
Show Biz

Divorci pas martesës 17-vjeçare/ Jonida Maliqi “hap” zemrën: Ishte dështim për mua

27 Shkurt, 2026

Horoskopi për ditën e premte, 27 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 27 shkurt 2026

27 Shkurt, 2026

Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5
Show Biz

Konfirmohet banorja më e re e Big Brother VIP 5

26 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com