InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kushtetuta e Shenjtë për Shqiptarinë qe e kemi Bashkë!

9 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Kushtetuta e Shenjtë për Shqiptarinë qe e kemi Bashkë!

Nga Blerina Llalla

Teurati, Zeburi, Ungjilli dhe Kurani, libri i fundit hyjnor që në terma bashkëkohore kanë qënë ajo që sot e quajmë Kushtetutë, dhe sipas kohëve kur u shkruan synonin rregullimin dhe funksionimin e komuniteteve shoqërore duke iu referuar si një bazë ligjore.

Sot për të gjithë ata qytetarë të tjeshtë, njerës me status të caktuar, dhe për ata besimtarë që vijojnë të lexojnë dhe t’i referohen këtyre ish-kushtetutave përbri kushtetutave shtetërore dua t’ju kujtoj, njëkohësisht t’ju pyes:

“Zoti thotë, duajeni të afërmin, miqtë dhe atdheun tuaj. Vetëm kështu do të keni mirësi. Dituria dhe informacioni janë çelësat e zhvillimit dhe progresit të një shoqërie.”

Sa Shqiptarë deri më sot e kanë lexuar realisht Kushtetutën e Shtetit tonë përbri librave të tjerë?!
Vetëm keshtu do të mund të kuptojmë ç’ka ndodh në politikë e shoqëri. Përpara së të argumentojmë nën ndikimi ideologjik partiak, para së të vjellim vrer ndaj njëri-tjetrit! Sa të informuar jemi realisht mbi rregullat dhe ligjet e vendit tonë?!
Si bëhet?! Vetëm duke lexuar qoftë dhe nga një Ligj apo Nen të Kushtetutës Shqiptare në të njejtën kohë që lexoni një Sure apo Ajetet Kuranore ose Psalmet Biblike, ose një liber, por me të njejtin zell. Jo vetëm një ditë, një muaj, por mundësisht çdo ditë të vitit! Ështe e njëjta gjë në thelb! Prandaj në emër dhe të këtij muaji të shenjtë Pashke dhe Ramazani, muaj agjërimi, reflektimi, vij me një thirrje të veçante që: – Përpos leximit të Kuranit t’ju sygjeroj në emër të dashurisë për vendin tonë, të lexoni dhe disa versete nga Kushtetuta Shqiptare çdo ditë, ligje e nene. Janë po aq hyjnore sa librat e shenjtë. Janë hyjnore për ekzistencën e kombit tonë dhe të mirën e shoqërisë tonë. Vëtëm kështu do të keni bërë avancimin e duhur ne emër të besimit në Zot, në emër të së ardhmes të femijëve dhe në emër të atdheut. Duke u informuar sa më shumë mbi bazën e ekzistencës tonë shoqërore, ligjore dhe shtetërore! Lexoni Shqip! Duajeni Kushtetutën Shqiptare dhe mbrojeni po me aq fanatizëm sa mbroni Teuratin, Zeburin, Ungjillin dhe Kuranin! Atëherë do të keni bërë diçka vërtetë për të ardhmen tonë! Lutuni Shqip! Interpretoni Shqip në emër të Shqipërisë dhe të Vetmes Kushtetutë Legjitime të vendit tonë! Kushtetuta Shqiptare!

Vërtete feja është kulturë, dije dhe rregull! Por edhe Kushtetuta jonë mbi këto parime bazohet, dhe çdo besimtar shqiptar pa dallim feje duhet ta vlerësojë së bashku me kodet etike, morale dhe vlerat që kjo Kushtetutë synon të mbrojë!

Respektoni të shkuarën, por jetoni në kohë që të gëzoni të ardhmen! Duke respektuar vendin tonë, ligjet tona, keni respektuar ekzistencën tonë dhe për pasojë vetë Zotin që na krijoi!

Merreni si një shenjë të rëndesisë të veçantë në këtë muaj të shenjtë, kohë që kaluam Pashkë të Krishtera, presim ato Ortodokse, gjithashtu dhe muajin e Madhëruar të Ramazanit, por që më e rendesishmja për ne është koha për Kushtetutën! Prill! Ky muaj duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë sepse: – ” Vertetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë! “

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave
Ekonomi

Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave

15 Shtator, 2025

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 15 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 15 shtator 2025

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com