InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

110 milion euro për Becchettin, PD padit në SPAK Ramën, Agaçin dhe zyrtarë të tjerë të lartë

8 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
110 milion euro për Becchettin, PD padit në SPAK Ramën, Agaçin dhe zyrtarë të tjerë të lartë

Partia Demokratike padit në SPAK Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë të lartë pas vendimit të arbitrazhit që detyron të dëmshpërblejë me 110 milionë euro biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi ligjor i PD-së Ivi Kaso u shpreh sot se me Partinë Demokratike në qeveri, shqiptarët nuk kanë për të paguar për aferat mafioze dhe korruptive të Edi Ramës, Engjëll Agaçit apo Erion Veliajt.

“Do të paguajnë ata vetë me pasuritë e tyre. Këtë do ta bëjë të mundur Partia Demokratike në ditët e para pas votëbesimit të 25 Prillit.” tha Kaso.

Deklarata e plotë:

Çështja e 110 milionë eurove të humbura në gjyqin me Becchetin për interesin personal të Edi Ramës nuk mund të kalojë vetëm me deklarata politike apo me zemërimin e ligjshëm të qytetarëve.

Kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Për këtë arsye, sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro. Mes tyre janë Edi Rama, kryeministri në hije Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish Avokatja e shtetit, Alma Hiçka, e shkarkuar së fundmi si gjyqtare për pasuri të pajustifikuar, si dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel, që sot mbajnë detyra të larta shtetërore në qeverinë e Edi Ramës.

Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë, për të ndihmuar një biznes tjetër, me të cilin ndajnë fitimet.

Ky dështim i Edi Ramës është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është pjesë e dështimeve 8 vjeçare që kanë varfëruar qytetarët, e kanë bërë biznesin të pasigurt, kanë larguar investimet e huaja, kanë mbyllur vendet e punës, na ka mbajtur larg Europës.

Ky është një rast i artë për SPAK, që t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Është shumë e rëndësishme që për këtë çështje SPAK të hetojë me shpejtësi dhe paanësi.

Të dashur qytetarë!

110 milionë euro janë vetëm një pjesë e faturës së dështimit të Edi Ramës. Edhe 4 vjet të tjera, fatura do të shumëfishihet në kurrizin e fëmijëve tuaj! Ky është një rast i artë edhe për ne si qytetarë, që të reflektojmë përpara se të votojmë. Të mendojmë se kur Edi Rama na troket në dorë, ta dimë se po na troket dështimi për të tretën herë. Ta dimë se vetëm me një gjyq të humbur për arsye mafioze secili nga ne ka 45 mijë lekë borxh për të paguar.

Me Partinë Demokratike në qeveri kjo nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët nuk kanë për të paguar për aferat mafioze dhe korruptive të Edi Ramës, Engjëll Agaçit apo Erion Veliajt. Do të paguajnë ata vetë me pasuritë e tyre.

Këtë do ta bëjë të mundur Partia Demokratike në ditët e para pas votëbesimit të 25 Prillit.

Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro.

Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë!

Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën!

Të Lidhura

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025
Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025
Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!
Show Biz

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!

19 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025

19 Shtator, 2025

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com