InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Programi i energjisë, ekspertja e PD: Shqiptarët po paguajnë çmimin më të lartë, kemi një plan real

24 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Programi i energjisë, ekspertja e PD: Shqiptarët po paguajnë çmimin më të lartë, kemi një plan real

Ekspertja e Partisë Demokratike, Entela Shehaj ka prezantuar sot programin për sektorin e energjisë elektrike, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj Shehaj theksoi sektori i Energjisë ndodhet në një situatë shumë të vështirë në të gjithë përbërësit e tij.

Mes të tjerash Shehaj tha se shqiptaret sot paguajnë çmimin më të lartë të energjisë elektrike në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Mali të Zi, dhe Shqipëria renditet e 21-ta në Europë për çmimin e lartë.

FJALA E SHEHAJT

Gjate 8 viteve të fundit, ashtu sikurse gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë shqiptare, edhe sektori i Energjisë ndodhet në një situatë shumë të vështirë në të gjithë përbërësit e tij, energjinë elektrike, gazin natyror, sektorin mineral dhe atë të naftës.

Ndonëse energjia është sektor strategjik për vendin, gjate këtyre 8 viteve sektori është tërhequr zvarrë nen shenjen e korrupsionit dhe paaftësisë dhe sot rezulton të jetë në gjendje kolapsi, ku nevoja për reforma të thella dhe investime është domosdoshmëri.

Pikërisht ky plan reformash te thella e te domosdoshme do te prezantohet sot nga zoti Basha. Është një plan reformash konkrete, te prekshme, te arritshme, te studiuara mire nga profesionistet me te mire te këtij sektori.

Është nje plan i cili do te sjelle jo vetëm zhvillimin e sektorit, por edhe qindra e mijera vende pune te hapura, çmime te energjise te perballueshme per familjaret dhe konkurruese per biznesin, investime te shumta vendase dhe te huaja si dhe kontribut thelbesor te sektorit ne rritjen e ekonomise shqiptare. Eshte nje plan qe do te realizohet dhe do t`ia shnderroje faqen per mbare Shqiperise.

Miqte e mi,

Shqiptaret sot paguajne çmimin më të lartë të energjisë elektrike në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Mali të Zi, dhe Shqiperia renditet e 21-ta në Europë për çmimin e lartë të energjisë duke lënë pas edhe vende të tjera të zhvilluara, si Franca, Holanda, Suedia, Anglia etj.

Në studime të kryera nga institucione ndërkombëtare, si ‘Enterprise Survey 2019’ i kryer nga Banka Boterore, 43% e kompanive në Shqiperi e identifikojnë furnizimin me energji elektrike si problemin kryesor. Rreth 59% e tyre deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike, e ndërsa afërsisht gjysma e kompanive të pyetura deklaruan se mbajnë e përdorin një gjenerator. Sipas ketij studimi, biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro, kjo për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të procesit të prodhimit.

Eshte e qarte tashme per te gjithë se gjate këtyre tete viteve, qeveria nuk ka dashur, pavarësisht detyrimeve ligjore e angazhimeve zyrtare, te implementoje qofte edhe mimimumin e reformave në sektorin e energjisë elektrike.

Kjo ka penguar bërjen funksionale të bursës të energjisë e për pasojë moskrijimin e një tregu funksional e të liberalizuar të energjisë. Deri më sot hapja e tregut te energjise ka qënë e papërfillshme. Për më tepër mungesa e reformave po pengon komercializimin e kompanisë më të madhe prodhuese në vend, KESH sh.a, duke e penguar atë të kryejë investime në burime të tjera të prodhimit të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, pavarësisht propagandës qeveritare e dajakut qeveritar mbi qytetarët e bizneset, performanca e Operatorit të Shperndarjes se Energjise Elektrike, OSHEE sh.a., është tejet problematike për shkak të korrupsionit masiv, investimeve të munguara apo të dështuara si dhe nepotizmit rilindas. Gjithashtu, kompanitë më të mëdha, që janë kompanitë shtetërore në pronësi të qeverise, KESH, OST dhe OSHEE, janë të zhytura në një zinxhir borxhesh të ndërsjellta që vazhdon të rritet, e kjo për po të njejtat shkaqe, korrupsionit, paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik për ti zgjidhur ato.

Në tregun e energjisë elektrike nuk ka konkurrueshmeri. Cdo investim, shtetëror apo privat, është i paracaktuar nga Qeveria. Kjo është arsyeja që edhe kontratat e PPP-të, edhe pse të qepura e të ujdisura nga ‘mjeshtrat’ e rilindjes, nuk zbatohen, sepse nuk bien dakord për ndarjen e pjesëve. Klima e biznesit është mbytëse. Korrupsioni gjithashtu. Qeveria i ka vendosur investitoret dhe gjeneruesit privatë, që perbejne pjesë të rëndësishme dhe vitale të sistemit, në vështirësi të medha për shkak të ndryshimit të shpeshtë të kontratave, Kjo gjë ka krijuar pasiguri dhe dekurajon investimet private në sektor.
Aspak me e mire eshte situata ne sektorine Gazit Natyror.

Në 31 Dhjetor 2020, TAP, një prej projekteve energjitike madhore në nivel global që qeveria e PD me sukses e ka sjellë në Shqipëri, njoftoi zyrtarisht fillimin e operacioneve komerciale.

Marreveshja e TAP me Shtetin Shqiptar ka krijuar të gjitha kushtet që Shqipëria të përfitojë nga TAP që prej ditës se parë të fillimit të operacioneve. Por, për shkak të neglizhencës së qeverisë aktuale, ende nuk ka asnjë zhvillim konkret për ndërtimin të paktën të tubacionit të lidhjes së TEC-it Vlorë me TAP e aq me pak për zhvillimin e rrjetit të gazit në vend e në rajon. Nëse TEC Vlora do të ishte operacional, kostua e energjisë elektrike në vend do të ishte sot më e ulët.

Qeveria aktuale nuk ka ditur po ashtu të përfitojë as nga konjuktura shumë e favorshme dhe avantazhet e pozitës gjeografike të vendit tonë, për të tërhequr investime në LNG dhe stacione rigazifikimi, ndërkohë që kjo gjë po bëhet aktualisht nga fqinjët tanë (Mali i Zi dhe Kroacia).

Sektori Minerar vuan gjithashtu nga problematika të theksuara negative, që kushtëzohen nga mungesa e zbatimit të ligjit dhe korrupsioni i administratës. Kuadri rregullator i këtij sektori të rëndësishëm ka pësuar ndryshime të shpeshta, si p.sh. në paketën fiskale me rritje të menjëhershme të taksave, të pamenduara, e të pakonsultuara. Keto problematika kane përkeqësuar ndjeshem klimen e biznesit duke sjellë ulje të investimeve private, vendase dhe të huaja.

Politika e qeverisjes rilindase për këtë sektor ka bllokuar investimet zhvillimore. Rritja e ketyre investimeve do te nxiste prodhimin minerar, rritjen e rezervave minerare, punësimin, dhe të ardhurat e sektorit të cilat janë në nivele shumë të ulta. Sektori gjithashtu vuan ekzistencën e informalitetit sidomos të produkteve që përdoren brenda vendit, të cilat po të merren në konsideratë në raportet zyrtare, do të rrisnin kontributin e këtij sektori me të paktën mbi 20 % të asaj që deklarohet.

Sektori i Naftës është gjithashtu një sektor mjaft i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, një pasuri kombëtare e cila vecanërisht këto vite të qeverisjes së majtë, ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë korrupsion të lartë, kontrabandë, shpërdorim të pasurisë publike, monopolizim “de facto” te segmenteve të tregut, cmime të larta dhe cilësi të ulët të produktit fundor.

Ky sektor në vitet e fundit është duke vuajtuar një klimë aspak miqësore të biznesit në Shqipëri, një kuadër rregullator konfuz dhe një administratë jo profesionale, të paaftë dhe të korruptuar. Gjithashtu, siguria juridike, si nje faktor shumë i rëndësishëm për investitorët e huaj veçanërisht në këtë sektor, është goditur rëndë vitet e fundit.

Te nderuar Miq,

Ne kemi punuar sebashku me Lulzim Bashen per te formuluar nje plan real, konkret dhe te arrritshem te reformave te thella ne sektorin e energjise. Ne jemi besimplote qe do ta ndryshojme kete sektor dhe gjithe Shqiperine, per te miren tone te perbashket.

Ftoj zt. Lulzim Basha te prezantoje Programin per Energjine!

Të Lidhura

Reagim i ish-deputetit Eduart Ndocaj mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë
Aktualitet

Reagim i ish-deputetit Eduart Ndocaj mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë

17 Nëntor, 2025
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!
Aktualitet

“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

17 Nëntor, 2025
Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel
Aktualitet

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel

16 Nëntor, 2025
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025
Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Dritat polare, popujt indigjenë i shihnin si ogur i mirë ose i keq sipas ngjyrave, shkencëtarët në alarm
Të ndryshme

Dritat polare, popujt indigjenë i shihnin si ogur i mirë ose i keq sipas ngjyrave, shkencëtarët në alarm

18 Nëntor, 2025

Reagim i ish-deputetit Eduart Ndocaj mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë
Aktualitet

Reagim i ish-deputetit Eduart Ndocaj mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë

17 Nëntor, 2025

“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!
Aktualitet

“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

17 Nëntor, 2025

Modelja shqiptare refuzon djemtë nga fshati: Jam rritur në qytet, nuk kam lidhje me lopët!
Show Biz

Modelja shqiptare refuzon djemtë nga fshati: Jam rritur në qytet, nuk kam lidhje me lopët!

17 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com