Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami ka zhvilluar sot raundin e dytë të bisedimeve për marrëveshjen e koalicionit me grupin negociator të kryesuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Burime për InfoPressAlbania.com pohojne se bisedimet janë zhvilluar në mirëkuptim të plotë mes palëve.
Legalistët kërkojnë përfaqësim dinjitoz në koalicion, sipas traditës më të mirë të dy partive.