InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Deficiti buxhetor arrin rekordin e 890 milionë eurove në vitin 2020

12 Shkurt, 2021
in Artikuj, Ekonomi, InfoPress, Lajme
A A
Deficiti buxhetor arrin rekordin e 890 milionë eurove në vitin 2020

Deficiti buxhetor, apo diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave, për mbulimin e së cilës qeveria ka qenë e detyruar të marrë borxh, arriti në një nivel historik rekord të pas tranzicionit në vitin 2020.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, ky deficit ishte 110 miliardë lekë, ose 890 milionë euro. Ky është niveli më i lartë i deficitit që nga viti 1995, kur Ministria e Financave raporton të dhënat. Më herët, rekordi ishte në vitin 2009, në rreth 81 miliardë lekë, që përkon me periudhën e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

Rritja e deficitit në 2020-n erdhi si rrjedhojë e rënies së të ardhurave nga kriza e shkaktuar në ekonomi nga Covid-19 dhe nevojës për shpenzime të shtuara për paketat mbështetëse për bizneset dhe individët, si dhe fondet e rindërtimit për tërmetin. Sipas statistikave fiskale paraprake të publikuara nga Ministria e Financave, totali i të ardhurave në buxhet për vitin 2020 ishte 425 miliardë lekë, me një tkurrje prej 7.5%, ose 34.7 miliardë lekë (280 milionë euro) më pak sesa vit ii kaluar.

Në kahun tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2020, arritën në rreth 536.3 miliardë LEK (92.5% të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr.34 datë 16.12.2020). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 9% më i lartë ose rreth 44.4 miliard LEK më shumë.’

Gjithsesi, deficit buxhetor është 21 miliardë lekë më pak sesa plani i rishikuar prej 132 miliardë lekësh. Mosrealizimi lidhet me arkëtimin e të ardhurave buxhetore, po me rreth 20 miliardë lekë më pak në krahasim me planin, duke detyruar financat të kursejnë po njësoj në kahun e shpenzimeve, për të ruajtur parametrat e planifikuara të deficitit.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), deficiti buxhetor ka arritur në rreth 7%, nga 1.9% vitin e mëparshëm, duke qenë shumë larg mbi kufirin e deficitit në vite normale, që nuk duhet të jetë më i lartë se 2% e PBB-së. Por, për shkak të pandemisë dhe nevojave për rindërtim, ky rregull fiskal pritet të mos zbatohet deri në vitin 2024, kur parashikohet kthimi i tij në nivele normale, sipas kuadrit makroekonomik e fiskal.

Shtimi i shpenzimeve në një kohë që të ardhurat janë në rënie ka rritur dhe borxhin publik, që arriti në 80% të PBB-së në fund të 2020-s, nga 66.3% vitin e mëparshëm. Ashtu si me deficitin buxhetor, edhe borxhi publik parashikohet të ulet gradualisht për të arritur në 73.8% të PBB-së në vitin 2024./Monitor

Të Lidhura

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026
Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026
Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?
Artikuj

Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?

7 Shkurt, 2026
Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode
Artikuj

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode

1 Shkurt, 2026
Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026

TË FUNDIT

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

“Siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma”/ Kush do të jetë çifti “bashkëshortor” në këtë edicion?
Show Biz

“Siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma”/ Kush do të jetë çifti “bashkëshortor” në këtë edicion?

3 Mars, 2026

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë
Kulturë

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

2 Mars, 2026

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”
Aktualitet

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”

2 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com