Dënojmë dhe denoncojmē miratimin për zgjerim kufiri nga Greqia.
Deklaratë e Partisë Lēvizja e Legalitetit.
Edhe pse në ditë fastash e në një situatë të pazakontë për të gjithë botën, e zhytur kjo në pandemi e stres psikologjik, Greqia nuk heq dorë nga qëllimet e mbrapshta të saj ndaj Shqipërisë, e kështu Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e kufirit detar në Detin Jon deri në 12 milje.
PLL denon dhe e quan të padrejtë një hap të tillë nga pala greke duke e bërë fakt axhenden e saj me zgjerimin me 12 milje të kufirit detarë.
Ndërkohë, sjellim në vëmendje se sot shqiptarët duan të dëgjojnë e tē dinë se cilat janë të drejtat dhe pretendimet e Republikës së Shqipërisë për delimitimin e ujërave në Detin Jon, pasi këto çeshtje kërkojnë transparencë, gjithpërfshirje dhe nivel të lartë ekspertize.
PLL ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve për të reaguar dhe për të protestuar në kundershtim të zgjerimit të kufirit të Greqisë në kurriz të territorit tonë detar e për të mbrojtur interesat tonë kombëtare në çfardo lloj rrethane!