“Kur isha i ri, katastrofa për të cilën ne shqetësoheshim ishte lufta bërthamore. Sot, katastrofa më e madhe e mundshme nuk është më ajo. Nëse diçka do të vrasë 10 milion njerëz në dekadat e ardhshme, ka më shumë të ngjarë të jetë një virus shumë ngjitës dhe jo një luftë. Jo raketa por mikrobe “.
Këto fjalë, të shqiptuara nga Bill Gates në 2015 gjatë një konference, duken sot si një profeci, ndërsa koronavirusi ka infektuar njerëz anë e mbanë globit.
“Rreziku më i madh i një katastrofe globale duket si ky. Ne kemi investuar sasi të mëdha në parandaluesit bërthamorë, por kemi investuar shumë pak në një sistem shëndetësor për të ndaluar një epidemi. Ne nuk jemi të gatshëm të ndalojmë një epidemi”, shtoi Gates.