InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pabarazia gjinore, Shqipëria ndër vendet me diferencë të ulët në paga

6 Nëntor, 2019
in Artikuj, Ekonomi, InfoPress, Sociale
A A
Pabarazia gjinore, Shqipëria ndër vendet me diferencë të ulët në paga

Gjatë vitit 2018, treguesi i hendekut gjinor i pagave në Shqipëri tregonte një diferencë prej 10.7%, çka nënkupton se gratë paguhen mesatarisht 10.7% më pak sesa burrat.

Shqipëria renditet e shtata krahasuar me vendet anëtare të BE-së për sa i përket këtij treguesi.

Megjithatë në 2014-n, viti më i hershëm që INSTAT ka publikuar të dhëna në lidhje me këtë tregues, hendeku midis pagës së një gruaja dhe një burri ishte 10%. Që do të thotë për çdo 100 lekë që fitonte nga paga një burrë, një grua merrte 90 lekë. Pabarazia u thellua përgjatë 2015-s dhe 2016-s, ku treguesi shënonte përkatësisht 11.47% dhe 11.44.

Hendeku gjinor i pagave tregon diferencën midis pagës bruto që merr një burrë dhe asaj që merr një grua. Sipas një vlerësimi të Eurostat gratë punojnë falas dy muaj çdo vit, në krahasim me një mashkull. Me fjalë të tjera në BE gratë paguhen 84 cent për çdo 1 euro që paguhet një burrë.
Eurostat ka vlerësuar se ka qenë një progres tepër i ulët në zbutjen e këtij hendeku në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Eurostat, hendeku gjinor më i ulët te pagat është shënuar në Rumani me 3.5%. E ndjekur nga Luksemburgu dhe Italia me 5%, pasuar nga Belgjika me 6%, Polonia me 7.2% dhe Sllovenia me 8%.

Në Bashkimin Europian, sipas Eurostat, vlerësohet se hendeku mesatar gjinor i pagave është 16%.

Nga ana tjetër, Estonia është vendi me hendekun më të lartë të pagave. Kështu diferenca midis pagës së një burri dhe një gruaje atje është 25.6%.  Po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani dhe në Çeki, hendeku gjinor i pagave vlerësohet më e lartë se 20%.

Hendeku gjinor i pagave është një tregues i pabarazisë së përgjithshme të punës midis grave dhe burrave. Në vendet ku niveli i punësimit është i ulët, hendeku i pagave duhet të jetë më i ulët se mesatarja. Hendeku i lartë i pagave është zakonisht karakteristikë për një treg pune në të cilin gratë janë të përqendruara në disa sektorë / ose profesioneve, ose në të cilat një pjesë e konsiderueshme e grave punojnë me kohë të pjesshme. /monitor


Të Lidhura

Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?
Artikuj

Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?

7 Shkurt, 2026
Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode
Artikuj

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode

1 Shkurt, 2026
Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026
Fenomeni i ri në Shqipëri, 5-10% e martesave po bëhen me kontratë. Avokatja: Intelektualët dhe biznesmenët duan…
Sociale

Fenomeni i ri në Shqipëri, 5-10% e martesave po bëhen me kontratë. Avokatja: Intelektualët dhe biznesmenët duan…

20 Janar, 2026
Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit
Aktualitet

Shpëtim Axhami uron Pavarësinë e Kosovës: Sakrifica e dëshmorëve, themel i lirisë dhe shtetit

17 Shkurt, 2026

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura
Aktualitet

Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë të provoj lidhjen time me PD! Kontributi, beteja dhe sakrifica ime janë të njohura

17 Shkurt, 2026

HOROSKOPI DITOR, 17 shkurt 2026
Horoskopi

HOROSKOPI DITOR, 17 shkurt 2026

17 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com