InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Korporata e Investimeve/ Ekspertët ngrenë dyshime për mënyrën e funksionimit e zbatueshmërinë e saj: PPP të fshehta dhe ndërhyrje në pronat private

20 Tetor, 2019
in Artikuj, Ekonomi
A A
Korporata e Investimeve/ Ekspertët ngrenë dyshime për mënyrën e funksionimit e zbatueshmërinë e saj: PPP të fshehta dhe ndërhyrje në pronat private

Teksa Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për krijimin e korporatës së investimeve ekspertët ngrenë pikpyetje për mënyrën e funksionimit dhe zbatueshmërinë e saj.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi duke e cilësuar një hap të nxituar miratimin e ligjit thotë se me këto ndryshime ligjore qeveria synon të marrë të drejtën e tjetërsimit të pronës duke i dhënë përparësi koncesioneve.

“Mendoj se është një hap i nxituar për të mos thënë disi arrogant sepse janë bërë disa ndryshime në draftin fillestar por që në thelb ngre pikëpyetje shumë të mëdha përsa i takon decentralizimit që goditet në këtë rast duke ju hequr pushtetit vendor një numër asetesh të rëndësishme që kanë qënë të transferuar për tu administruar prej ti dhe duke anashkaluar rolin e qeverisjes vendore. Krijohet një mekanizëm që mund të jetë fare mirë i ngjashëm me PPP pra që krijon borxh të fshehtë i cili shfaqet në periudhat që vijnë.” shprehet Zef Preçi.

Ish ministri i financave Arben Malaj ngre shqetësimin e menaxhimit të pronës publike dhe asaj private. Sipas tij ligji prek liritë themelore të individit dhe nevojitet një mbikqyrje më e madhe.

“Varienti parë që diskutuam me KM ishte që Shqipëria mund të kishte të domosdoshme një bankë zhvillimi, variant I dytë ishte korporata e investimeve e cila tashmë është miratuar. Pika më kritike dhe më shqetësuese është si kjo korporatë do të menaxhojë pronat publike sa do të tentohet nëpermjet ligjit të investimet strategjike të ndërhyhet në pronësinë private me idenë se do mbështet me idenë strategjike.” thekson Malaj.

Korporata e investimeve do të përbehet nga një bord, i cili do të marr vendime për këtë agjensi. Eksperti i financave Arben Malaj thotë se duhet të shihet me kujdes përbërja e drejtuesve të kësaj korporate pasi pronat mund të keqpërdoren.

“Duhet një mbikqyrje më e fortë nga parlamenti dhe shqetësimi tjetër cili do të jetë ai trup menaxhues? A do të jetë kjo një agjenci që do të ketë përgjegjshmëri maksimale për të maksimizuar pronat publike shqiptare apo do të jetë një “dorë e zgjatur” që mund të keqpërdoret lehtësisht nën ethe korruptive apo nën presionin e kapsjes së shtetit.” vijon Malaj.

Ligji për Korporatën e Investimeve u rishikua nga qeveria pas kritikave të Fondit Monetarë Ndërkombëtar lidhur me ekspozimin që mund ti shkaktonte buxhetit të shtetit krijimi i saj ku i lejohej marrja e kredive financiare ndërsa përjashtohej nga rregullat e ligjit të prokurimit publik. Në ndryshimet që qeveria i bëri ligjit, korporata do jetë subjekt auditi nga Kontrolli i lartë i shtetit dhe do i nënshtrohet ligjit të prokurimit publik, kur prokuron fonde shtetërore dhe rregullave të donatorëve kur përdor paratë e tyre.

Të Lidhura

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026
Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026
Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026
Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?
Artikuj

Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?

7 Shkurt, 2026
Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode
Artikuj

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode

1 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt
Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt

9 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e hënë, 9 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e hënë, 9 mars 2026

9 Mars, 2026

Momente që prekin zemrën/Eduart Ndocaj uron nënën e tij për 8 Mars me fjalë plot dashuri dhe mirënjohje
Aktualitet

Momente që prekin zemrën/Eduart Ndocaj uron nënën e tij për 8 Mars me fjalë plot dashuri dhe mirënjohje

8 Mars, 2026

Arian Ndoja: Zgjedhja e Adrian Gashit në krye të PD Durrës, hap i rëndësishëm për bashkimin dhe fitoren e degës
Aktualitet

Arian Ndoja: Zgjedhja e Adrian Gashit në krye të PD Durrës, hap i rëndësishëm për bashkimin dhe fitoren e degës

8 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com