InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Syri.net dhe qorrat e Ramës

23 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Syri.net dhe qorrat e Ramës

Nga Basir Çollaku

Hata qeveritare, gjëmë hetimore, aksion ku mungon vetëm RENEA, se Syri.net paska nxjerrë shqiptarët në mesnatë nga banesa me përcjelljen e një lajmi mbi një lëkundje të rëndë sizmike, me referencë media të tjera.

Ky është ekuacion fort i njohur për propogandën e mazhorancës, ku e majta ka rekorde larg imagjinatës. Pikësëpari inteligjenca e qytetarëve shqiptarë, nuk është aq e rënduar sa e shtjellojnë nxitimthi Rama, Lleshi, Shahini, Xhaçka, Veliaj e të tjerë rradhëtarë karrikesh, ndryshe sojsëzë zyrash. Syri.net, ka prishur rehatinë qeveritare përtej parashikimeve, ndoshta dhe të vetë Syrit qindra herë. Dhe mirë ka bërë. Eshtë dhe televizion, jashtë orbitës së satelitëve të Kryeministrit.

Edi Rama shkaktoi tërmet imagjinar rreth Syri.tv, sepse ka merak të madh shpalljen e vetes baba kombi, dhe mbuloi katrahurën e gatuar prej tij dhe të tijve.

Shkujdesja dyminutëshe e gazetarit, për lajmin rriskues e delikat, por jo qëllimkeq, ndonëse media të tjera kishin luajtur arushë tërmetesh gjatë gjithë ditës, mjaftoi për të gjetur graalin qeveria.

Rama dhe gjithë oborrtarët, vrapuan nëpër shtëpi periferike, fshatrash, ku gjithnjë dilte një nënë e moshuar apo burrë i moshës së tretë, të cilët i kishin thënë të mos harronte buzëqeshjen e lumtur dhe duartrokitjen, sepse ka mësyrë në banesë apo çadër, Ai i madhi, dora vetë..Tallavaja e KM ka një kokërr bizeleje brenda. Mes shumë paudhësishë ndjellëse të dhimbjeve të kokës e lajmëtarë të astmës, Syri.net, i duket kreut të qeverisë , sikur i ka zënë vendin, sepse po ndiqet dhe lexohet më shumë se Rama prej më shumë se një viti, në të cilin, Rama ka hyrë në opozitë shifrash.

Tërmeti nxori pafundësinë e problemeve në përditshmërinë tonë, të cilat duhet t’i shohim e themi në SY.

Bujaria e Zotit në dorëmbajtjen e lëkundjeve, kurseu shumë jetë njerëzish në Tiranë, Durrës..

Përse?

Gjeni një lagje në Tiranë ku zjarrfikësja dhe ambulanca hyjnë lirisht për të ofruar shërbimin e emergjencës.

Zero lagje, zero rrugë.

Sepse lejet e ndërtimit kuturu miliardash fitimprurëse për firmëtarët, se kanë rruajtur fort për këto derte jetese. Llogari janë bërë katet, metrat katror, përqindja në 20 e lart të pjesës fituese. Rama, e më pas Veliaj, janë rekordmenët e krijimit të këtij kaosi për 17 vjet në Tiranë. Njerëzit në kryeqytet kanë vetëm një shesh pemëmbushur, Liqenin Artificial, sepse stadiumi iku pas kullës, e rrokullisja e saj bën batërdinë.

Kudo tjetër iu bien shumëkatëshet mbi kokë edhe me ferrari po të mundohesh për tu larguar nga katastrofa.

Janë prerë shirita pambarimi për shkollat moderne të bashki-qeverisë me ppp e jaranllëqe të tjera, dhurata ndërtuesish tek adopto një kopësht, shkollë, apo çerdhe.

Por..

Ka një kusur të frikshëm.

Gjimnazet, “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri”, “Qemal Stafa”, “Petro Nini”, apo e reja fringo nëntëvjeçarja “Kosova”, kanë mbi 1000 nxënës deri në 1500 secila.

Hyjnë dhe dalin nga një derë

Vetëm një derë. Vetëm 1.

Po sigur largqoftë të kishte ndodhur ndonjë lëkundje përtej pragut të sigurisë. Edhe sikur fatkeqësia natyrore tu jepte kohë fëmijëve të dilnin jashtë nga paniku e pamundësia e më shumë se një daljeje, do kishin shkelur e coptuar njëri-tjetrin. Njëlloj të gjitha të tjerat fiken nga mburrja. Kjo nuk është shaka. Këtu prindërit nuk negociojnë me asnjë qeveri. As me kamarier Braçen dorezëvënë në shërbim ushqimor.

Pra rreth 30 mijë fëmijë nga klasa e parë në të 12-tën, janë potencialisht të rrezikuar nga një investim i munguar. Rrezik paniku e cënim jete.

Me 100 pisha 6 mijë euroshe të Bashkisë, e 200 kilogramë hashash të shitur nga vartësit e Tahirit, Lleshit e Ramës, do e kishte mbyllur këtë investim të domosdoshëm qeveria, apo qeveritë e pasigurta për sigurinë. Në pamundësi të tjera të ligjshme them.

Mos flasim për spitale.Atje qameti ka adresën.

Po vrapi i ministrave, se ata janë garanci sigurie e njërëzia duhet të jenë të qetë, është tragjik. Kjo siguri qeveritare përzuri 500 mijë shiptarë duke kapërcyer çdo lloj tërmeti të rënë ndonjëherë në këto troje për një shekull.

Gruaja e Bilalit u nis për në USA dhe Shqipërinë ua la rishtarëve të pushtetit të rrinë gojëmbushur me fjalimet e dërguara prej tij. Gjasat janë se ka ujdisur majmur udhëtimin dhe shpërblesën e jep gjithnjë në kthim, pas një mbledhjeje qeverie, mbase në mëngjes, sepse në Tiranë ka lënë gati furtunën në filxhan. Ka medie thuajse të gjitha nën kontroll, që ia bëjnë hyzmetin e lënë porosi. Shumica kanë bërë praktikën e vitit 97-modeli më neveritës i përdorimit të medies, ku Shqipëria u bashkëdogj me porositësit…

Syri.net, përtej sekondave të pakujdesura të lajmit të mesnatës, fundja nuk është lajm ushtarak detyrues, siç Lleshi e sheh. Në turin e fundit për në Amerikë, kjo histori i ka prishur selfien me Zotin, gruas së Bilalit. Ka lënë Shqipërinë në një gjendje të rëndë nga goditja e natyrës, duke bërë si gjithnjë më të keqen, braktisjen, për tu dukur pak sekonda në OKB, këtë herë pa brekushe dhe atlete, sepse Ai burri i qeverisë së planetit, të shtyp me sekonda.

Te Obama hyri si gruaja e Bilalit, po te Trump cila grua do të bëhet…E milionerit  të cilin e shamatoi nw Rinas, në biznese duke thënë fajin e ka Berisha.

Tërmeti më i madh që i ka rënë Shqipërisë është qeverisja e Ramës. Kjo është emergjencë kombëtare.

Ajo me Zotin rregullohet…

Të Lidhura

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025
Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com