Tentativat e vetasimilimit të shqiptarëve në këto kohë moderne dhe tentative tjetër e tërheqjeve të predikuesve të islamit politik në trojet shqiptare përmes emisarëve të ashtuquajtur imamë të xhamive, apo klerikë fetarë të popullit, të cilët në realitet po i shërbejnë një kulture religjioze politike për të riaktivizuar neu-osmanizmin në trojet tona duke u bërë shumë active.
Gjithmonë këta zëra predikues të fesë islame, që në realitet po e bastardojnë jetën e shqiptarëve në trojet tona etnike dhe autoktonitetin vendor shqiptar, duke u munduar ta shfrytëzojnë përgjumësinë e klasës politike shqiptare në të gjitha trojet shqiptare dhe aparatin shtetëror indiferent në dy shtet shqiptare, duke vendosur një ekuilibër dhe një margjinalizim të paparë në mes të popullit tonë. Një gjë dihet qartë, se shqiptarët që nga pushtimi perandorak nuk kanë pasur mes vete gjatë tërë historisë ndonjë konflikt ndërfetar, apo ndonjë mosmarrëveshje fetare dhe kjo traditë ka vazhduar gjer në pasluftën e Kosovës së vitit 1999.
Një dukuri e tillë filloi të shfaqet fill pas luftës së vitit ‘99 jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha hapësirat, ku jetojnë shqiptarët, edhe pse tendencat ishin qysh më të hershme, ku klerikë të ndryshëm fetarë kishin ardhur në Shqipëri për ta vizituar, posa kishte dale nga monizmi dhe kishte filluar ringjallja e kulturave fetare, e atyre kulturave, që mbi 50 vjet ishin të ndaluara me ligj, por tani po përhapeshin me një mënyrë tjetër jo të duhur dhe aspak të dëshirueshme për kombin shqiptar. Mirëpo gjithçka ishte edhe më tutje nën kontroll gjer pas përfundimit të Luftës së Kosovës të vitit 1999, ku edhe haptazi shteti okupues serb pas humbjes së luftës me Ushtrinë e lavdishme Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të NATO-s, forca këto aleate të shqiptarëve, zërat nga Serbia sa vinin e shtoheshin se do të përdorin të gjitha metodat për realizimin e aspiratave të tyre për riokupimin e Kosovës- Trojës së lashtë të Dardanisë antike, pasi që në terren e kishin humbur luftën edhe frontale, por edhe atë politike.
Zërat e parë të xhihadit islamik dhe islamit politik kishin filluar të dëgjoheshin fill pas fillimit të konfliktit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe shtetit monstrum sllavo-maqedonas, por këta zëra mbetën të izoluar falë gjindshmërisë së zinxhirit komandues të UÇK-së, sepse UÇK në vazhdimësi kishte mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë e në veçanti të SHBA-ve dhe aleatëve të tyre, por gjithçka ndryshoi pas politikave të dobëta të faktorit shqiptar, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Kosovë dhe në Shqipëri, që nuk arritën ta realizojnë aspak aspiratën e UÇK-së dhe të shumicës së popullit shqiptar për bashkim kombëtar, por përkundrazi, një politikë servile e politikëbërësve shqiptarë filloi të mbështetet te ai faktor i jashtëm, apo faktori tjetër, pa menduar mirë pasojat se çfarë do të sjellë e ardhmja në trojet tona të copëtuara disa herë, të kolonizuara dhe një pjesë e madhe e popullatës shqiptare e asimiluar.
Të gjithë e kanë të qartë, edhe qendrat e vendosjes në tërë globin se të vetmit në glob janë shqiptarët që kufizohen nga vetë shqiptarët dhe ndahen në disa shtete dhe që përbëhen nga popullata, e cila është autoktone në këto troje. Vetëm 3% e popullatës jetojnë në trojet e tyre etnike, ndërsa pjesa tjetër është vendosur në shumë vende të botës dhe të EU si pasojë e reprezaljeve gjatë pushtimeve shekullore, ndërsa pjesa tjetër duke iu nënshtruar faktorizimit të skamjes dhe varfërisë kanë lëshuar këto troje për në vendet tjera, duke lënë pasoja të pashlyera në trojet tona. Një margjinalizim me doktrinat, të ashtuquajturit vehabistë, të cilët pretendojnë zgjerimin e xhihadit dhe islamit politik në trojet tona erdhi si rezultat i shumicës së imamëve të Kosovës dhe ish-viseve të ish-Jugosllavisë, të cilët ishin të zhytur thellë në klikën politike serbo-jugosllave dhe inagurues të UDB-së nëpër xhamitë dhe vendet tjera, ku ata mblidhnin popullatën rreth vetes, por çka është më e keqja, pas shembjes së komunizmit në Shqipëri dhe pas vitit 2001 filluan shkollimin shumë imamë, të cilët shërbejnë sot në trojet tona, e që shumica nga ta ishin shkolluar në Damask të Sirisë së Bashhar Al Asadit dhe që ata po pretendonin simbas mësimeve të tyre fetare një islam më ndryshe, gjë që pasqyrohet qartë edhe gjatë fjalimeve të tyre, aty ku sot shërbejnë sepse ata ishin të rekrutuar nga krerë ushtarakë të Rusisë dhe agjendë rusë, të cilët do të shtinin një thikë mbrapa shpinës për shqiptarët dhe trojet e tyre, duke i ngritur me një vetëdije më ndryshe për islamin në përgjithësi dhe islamin politik në trojet shqiptare në veçanti.
Pra, heshtja e popullatës dhe aparatit shtetëror, qoftë në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri parasegjithash këtyre marrëzirave që po drejtojnë popullin drejt një katandisjeje gjer në vëllvrasje, ndoshta është vetëm një heshtje e përkoshme, apo ndoshta logjika e pushtetarëve tanë shkon edhe më larg, saqë mendon që ndëshkimi i të gjithë atyre, që me veprimet e tyre të mbrapshta antikombëtare dhe anticivilizuese do t’i forcojë edhe më tepër veprimet e tyre radikale në trojet tona. Diçka që duhet thënë pa tjetër dhe për të mos e harruar kurrë, është edhe një tentativë shumë e errët fill pas ardhjes në pushtet të Rexhep Taip Erdogan në Turqi, i cili theu të gjitha barrierat e Turqisë demokratike, duke mohuar kushtetutën e babait të Turqisë moderne, Kemal Ataturk.
Vizita e parë e ministrit të arsimit të shtetit turk të Erdoganit ishte shumë tendencioze dhe me kërkesa të drejtëpërdrejta ndaj qeveritarëve të Kosovës e kryesisht ndaj Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në atë kohë si ministër në këtë digaster ishte Ramë Buja, i cili pat deklaruar në conference për shtyp se qeveria turke ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës së Kosovës që në testet shkollore dhe në ato historike të ndryshohet gjithçka sa i përket pushtimit të perandorisë osmane mbi 560 vjet të trojeve tona dhe një gjë të tillë shqiptarët e Kosovës, jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por qëndruan passive, duke u marrë me gjëra të kota si zakonisht se asgjë nuk do të ndodhë, mirëpo fakti që as Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës së Shqipërisë nuk pat reaguar, tregon qartë një servilizëm para ringjalljes së neo-osmanizmit në Ballkan dhe në trojet tona.
Fill pas kësaj, filluan vizitat e zyrtarëve turq në trojet tona dhe blofi më i madh ishte, kur presidenti i Turqisë, tanimë i shndërruar në perandor, kapur dorëpërdore me ish-kryeministrin Hashim Thaçi, sot president i Kosovës, deklaroi para qytetarëve të Kosovës dhe mediave botërore se Kosova është Turqi. Një deklarim i tillë i fuqizoi edhe më shumë, jo vetëm radikalët islamikë, por edhe faktorët tjerë, armiqtë e përbetuar sllavë, të cilët gjatë tërë historisë përdorin sloganin e tyre “Kosova është Serbi”, duke harruar se këto troje të pushtuara gjatë shekujve ishin dhe mbesin troje shqiptare.
Pas vizitës së Erdoganit në Kosovë dhe në Shqipëri pasuan vizitat e radikalëve në Kosovë, përfshirë edhe klerikun ortodoks serb Artemie, i cili me plot gojën në kishën e Graçanicës të përvetësuar si manastir serb, deklaroi se Kosova është Serbi, ndërsa heshtja, jo vetëm e politikës së Kosovës, por edhe e popullatës në përgjithësi e posaçërishte e klerikëve fetarë islamë, në krye me Naim Tërnavën si shef i BIK-ut dhe imamët tjerë, asnjëherë nuk e ngritën zërin kundër një deklarimi të tillë dhe deklarimeve të tjera të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, por as shteti shqiptar deklarimin e priftërinjve, agjentëve grekë në Kishën Ortodokse Shqiptare në Tiranë, por vazhduan në heshtje gjoja se gjithçka është në rregull dhe se ndërhyrja në bashkësitë fetare është akt jo i moralshëm politik, gjë që edhe unë pajtohem me një gjë të tillë, por jo edhe atë herë kur cenohet identiteti kombëtar i një populli më të lashtit në Evropë…e kur mohohet dhe njolloset historia dhe flamuri kombëtar dhe kur lejohen lloj-lloj palaqosh të cilët e quajnë veten si profesorë të historisë, që mbështeten direkt nga Stambolli erdoganas dhe kanë vënë anale në historinë më të re të trojeve tona se shqiptarët nuk paskan egkistuar këtu si komb, por i paska sjellë pushtimi turk.
Në realitet pse heshtin akademitë shqiptare, shteti dhe pushteti shqiptar, në të gjitha territoret shqiptare? Pse hesht edhe popullata para nje margjinalizimi të klasës së idiotësisë dhe idiotëve, të cilët kokën e mbajnë në Aanadoll, ndërsa bythën në trojet shqiptare. Gjithmon duke menduar ta shpreh mendimin tim personal dhe faktet e gjermësotme në terren, por duke iu referuar dhe historisë së kombit tone, lirisht mund të them që në trojet tona mes shqiptarëve nuk ka as nuk ka pasur islamofobi, por as kristofobi, sepse shqiptarët kanë ditë dhe dijnë të respektojnë secilin konfeksion fetar, pa i penguar askujt dëshirën e secilit se në çfarë do të besojë, por, mendimi im është i prerë dhe absolut që nuk do të lejojmë asnjëherë në trojet tona tërheqjen e diagonaleve nga Lindja apo nga Serbia që të na kushtëzojë me atë apo këtë besim fetar e sidomos nga predikuesit e islamit politik, të cilët mundohen që me deklaratat e tyre dhe me pretendimet e tyre popullin shqiptar ta kthejnë në mesjetë, duke i sjellë kultura arabo- aziatike dhe afrikane në trojet e Dardanisë antike dhe në trojet e arbërit, sepse shqiptarët janë themeli i qytetërimit evropian dhe cilvilizim botëror, pa marrë parasysh pushtimin mijëravjeçar të asaj, apo kësaj perandorie, të atij, apo të këtij sistemi shqiptarët janë shqiptarë dhe askush nuk do të ketë frikë nga shqiptarët dhe nga bashkimi i tyre, rrugë që është e pandalshme, sepse bashkimi i shqiptarëve dhe trojeve të tyre do të jetë faktor stabiliteti, jo vetëm në rajon dhe Evropë, por edhe më gjerë.
Bashkimi i shqiptarëve pa marr parasysh konfesionet fetare, do të jetë faktor stabiliteti gjeopolitik dhe ekonomik, por edhe ushtarak në urën e fortë lidhëse Lindje-Perëndim por gjithmonë duke shërbyer vetëm si urë për bashkimin e kulturave të Lindjes dhe Perëndimit, por asnjëherë si urë nënshtuese, ku mbi kurrizin e shqiptarëve do të kalojë qoftë Lindja apo Perëndimi ose pretendentët e neo-osmanlive, sepse shqiptarët nuk janë më vetëm kapar i perëndive të heshtura, por janë faktor i fuqishëm në Ballkan në Evropë, me të cilët nuk mund të luhet më.Ky eshte Shekulli .Shqipetar .
(,Autori eshte Kordinator Nderkombetar i Unionit “Stop Krimit” 2015 me seli komnbetare ne Tirane).
FERIZAJ, 2018.