InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vasili: Përballja në shesh me qeverinë është pashmangshme dhe e vetmja rrugë

10 Nëntor, 2018
in Aktualitet, Opinione, Politikë
A A
Vasili: Përballja në shesh me qeverinë është pashmangshme dhe e vetmja rrugë

Nga Petrti Vasili

Jemi në këtë komunikim shumë të rëndësishëm së bashku për një problem kritik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit dhe që lidhet në rradhë të parë dhe mbi të gjitha me ekonominë. Një ekonomi, e cila po shkon drejt një rrënimi dhe po rrëshqet në një drejtim krejtësisht të rrezikshëm, në një greminë të vërtet financiare për shkak të një qeverie, e cila ka vendosur një strategji të qartë për të rrënuar ekonomikisht vendin dhe për të pasuruar veten e saj. Shifrat janë të qarta, janë në tavolinë, janë evidente, janë kritike dhe kanë të bëjnë me borxhin publik shqiptar. Do të thotë në ç’greminë borxhesh futet ekonomia shqiptare për shkak të një qeverie të kriminalizuar dhe të bërë njësh me interesat më të errëta dhe për këto interesa dhe në funksion të këtyre interesave, ajo nuk mund të ndalet asnjë ditë duke e thelluar këtë situatë në mënyrë kritike. Borxhi publik i deklaruar sipas saj shkon 70%, ndonëse do ta shtjellojmë më pas, është edhe më i lartë se kaq, ndërsa borxhi publik i verifikuar dhe i konstatuar nga një organ kushtetues siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit është 72%. Vetëm për këtë çështje dhe vetëm për këtë moment, shqiptarët duhet të dinë që janë përpara një katastrofe ekonomike financiare të pashembullt. Dhe prokuroria shqiptare është në pozicionin e saj më të vështirë dhe më kritik, pasi ajo megjithëse është paralajmëruar publikisht, më shumë se njëherë për këtë çështje ka mbyllur sytë, ka mbyllur veshët dhe po bashkëkonsumon një krim të vërtet shtetëror. Pasi një organ kushtetues raporton për shifra borxhi, të cilat qeveria i fsheh, këtu jemi përpara një krimi ekonomik me përmasa të frikshme, e cila nuk godet një individ të vetëm apo disa individë, por godet gjithë Shqipërinë. Asnjë veprim nuk ka ndodhur nga Prokuroria Shqiptare, ndërkohë që ajo duhet të vihej në alarm, përpara çdo çështje tjetër duhet të shqyrtonte këtë çështje, të nxirrte fajin, fajtorët, përgjegjësit dhe me veprimet e saj të ndihmonte në ndaljen së paku të katastrofës financiare që po projektohet,  dhe nuk kemi pra asnjë veprim të tillë. Por më tej ç’ndodh? E vërteta është që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar publikisht që borxhet për shkak të koncesioneve të frikshme dhe të paketës 1 miliardë euro, e cila realisht ka shkuar në masën 2 miliardë, do ta thellojë së paku me 7 apo 8% borxhin, i cili nga 64-65% që qeveria pretendon ta çojë, do të shkojë deri në masën 80%. Që do të thotë një gjunjëzim i plotë dhe një kolaps ekonomik i papërballueshëm për ekonominë shqiptare, dhe aq më keq një borxh, një katastrofë, e cila rrezikon ekonominë shqiptare për dekada të tëra me rradhë për shkak të pasojave të parikuperueshme që ajo krijon. Dita për tu përballur drejtpërsëdrejt me këtë katastrofë është sot. Shqipëria sot ndodhet për shkak të një qeverie piramidë, përpara një piramide financiare të përmasave të frikshme, ndërkohë që organet e drejtësisë shqiptare të cilat duhet të ishin ato në krye të hetimit, që të kryejnë në emër të popullit këtë hetim të thelluar dhe nxjerrjen e këtyre puçistëve ekonomiko-politikë përpara drejtësisë, nuk mbetet asgjë tjetër dhe është e vetmja mënyrë zgjidhje që populli vetë të përballet në shesh të hapur, ballazi, në të drejtën e tij, në të drejtën e mbrojtjes së interesave të veta ekonomike, të interesave të veta shoqërore, të cilat janë të kërcënuar përpara një grupi aventurierësh kriminelë, të cilët kanë planifikuar që të mbushin torbat e tyre me para, të largohen nga vendi në momentin e katastrofës dhe rrënimin dhe mjerimin ekonomik t’ja u lënë shqiptarëve mbi kurriz, për ta vuajtur me dekada e dekada të tëra ata dhe fëmijët e tyre. Ndaj sot është e qartë që koha dhe momenti i përballjes së madhe afroi, është te pragu i derës, është i pashmangshëm dhe sigurisht opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në këtë drejtim, pasi është mision kombëtar për të mbrojtur të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe për ta çliruar këtë nga uzurpatorët e pangopur, të cilët e kanë shndërruar shtetin dhe pushtetin në një gosti bishash për të shqyer edhe copën e fundit. Momenti është i tillë kritik, prandaj dhe qëndrimi është dhe do të përvijojë të jetë radikalisht shumë më i fortë se sa kaq në ditët dhe në javët që vijnë.

Të Lidhura

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025
Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025
Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025
Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025
Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës
Show Biz

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

8 Nëntor, 2025

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja
Show Biz

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

8 Nëntor, 2025

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Të ndryshme

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

8 Nëntor, 2025

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com