InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Bankat e fuqishme që u përfshinë në mashtrimin më të madh fiskal

4 Nëntor, 2018
in Bota, Ekonomi, InfoPress
A A
Bankat e fuqishme që u përfshinë në mashtrimin më të madh fiskal

Mbi 100 banka ndërkombëtare që përdornin skemën e optimizimit fiskal po hetohen nga prokurorët e Këlnit, Frankfurtit dhe Mynihut. Në 15 vitet e fundit mendohet të kenë shkaktuar një humbje prej 55.2 miliardë eurosh në arkën shtetërore të vendeve si Gjermania, Franca, Danimarka, Belgjika dhe Italia, shkruan Il Sole24ore.

Mashtrimi i blerjes dhe shitjes së aksioneve menaxhoheshin kryesisht nga instituti londinez i kreditimit.

Lista e 125 bankave që përdorën skemën e njohur si “cum-ex” është botuar në një raport prej 830 faqesh nga Komisioni i Hetimeve të Bundestagut gjerman, e publikuar në qershor të vitit të kaluar. Do të jenë gjykatësit gjermanë ata që do përcaktojnë se cila nga këto banka ka përdorur skemën e optimizimit fiskal për të shmangur tatimin

Monitor publikon listën e bankave, duke filluar nga Deutsche Bank në Dresdner, e deri tek BBayerische Landesbank. Më pas spikasin emrat e rëndësishëm francezë, si BNP Paribas, Credit Agricole dhe Societe General. Holandezët me Ing dhe ABN Amro, zviceranët me UBS-në, Credit Suisse, Pictet dhe Oddo & Cie, anglezët me HSBC dhe Barclays, institucionet e mëdha amerikane si Banka e Amerikës, Citibank, Goldman Sachs, JP Morgan, Merrill Lynch, Morgan Stanley.

Dhe së fundmi, kësaj liste iu bashkua edhe dega e Bankës Danske në Estoni dhe HypoVereinsbank nga grupit Unicredit. Kësaj liste i mungon banka spanjolle Santander, përfshirja e së cilës në këtë skemë mashtrimi u zbulua pasi ajo ishte bërë publike.

Që prej viteve 2000, bankat dhe agjentët e tjerë filluan të shisnin dhe të blinin sasi të mëdha aksionesh midis tyre dhe nëpërmjet një strukturimi të synuar të transaksioneve, ata arritën që të përfitonin dyfishin apo edhe një vlerë më të lartë të tatimit në burim, të cilat në fakt u paguan një herë të vetme. Në këtë mënyrë, bankat rrisnin fitimet e tyre. Që nga viti 2006, janë dokumentuar rastet në të cilat transaksionet u ofrohen subjekteve institucionale dhe personave fizikë me vlerë të lartë neto. Të gjitha në kurriz të taksapaguesve.

Data 6 prill e vitit 2006, njihet nga mediat gjermane si data e fillimit të mashtrimit më të madh fiskal në Europë. Atë ditë, disa bankierë të HypoVereinsbank i prezantuan manjatit gjerman, Rafael Roth, në banesën e tij në Kurfürstendamm në Berlin, një investim në dukje i krijuar vetëm për klientët më të pasur, “Ultra High Net Worth Individuals”.Në apartamentin në katin e 22-të, të kryeqytetit gjerman, bankierët i shpjegojnë z. Roth se nga ky investim ai mund të marrë kthime dyshifrore, pa më të voglin rrezik.

Emri i kësaj skeme ishte: Cum Ex. Në vitin 2007, Parlamenti gjerman filloi të dyshonte diçka rreth rimbursimeve tatimore të kërkuara për shitjen e aksioneve dhe e ndali këtë gjë nëpërmjet bankave kombëtare. Por gjërat nuk shkuan siç shpresonte qeveria gjermane, sepse transaksionet u menaxhuan nga bankat e huaja. Shumë institucione kreditimi arritën deri aty sa të rrisnin edhe përdorimin e skemës fiskale pas ndryshimit të ligjit. Në vitin 2011 Ministria e Financave u përpoq të ndalojë më tej abuzimet e mundshme të skemave të mashtrimit të njohura si “cum-ex”.

Në nëntor të 2012, rreth 60 punonjës policie, inspektorë tatimorë dhe gjykatës filluan hetimin në zyrat e HypoVereinsbank. Ky hetim i cili nisi në 2012, konsiderohet edhe si një prej hetimeve më cilësorë.

Të Lidhura

Trump vuri ultimatum/ Hamasi: Gati të lirojmë pengjet
Bota

Trump vuri ultimatum/ Hamasi: Gati të lirojmë pengjet

4 Tetor, 2025
Ukraina forcon mbrojtjen, Zelensky konfirmon blerjen e sistemit anti-ajror Patriot nga Izraeli
Bota

Ukraina forcon mbrojtjen, Zelensky konfirmon blerjen e sistemit anti-ajror Patriot nga Izraeli

28 Shtator, 2025
Sllovakia miraton amendament kushtetues, ka vetëm dy gjini mashkull dhe femër
Bota

Sllovakia miraton amendament kushtetues, ka vetëm dy gjini mashkull dhe femër

27 Shtator, 2025
Trump mendon për shtyrje të Botërorit, ja arsyeja
Bota

Trump mendon për shtyrje të Botërorit, ja arsyeja

27 Shtator, 2025
Tragjedi në futbollin anglez/ Ndahet nga jeta 21-vjeçari Billy Vigar
Bota

Tragjedi në futbollin anglez/ Ndahet nga jeta 21-vjeçari Billy Vigar

26 Shtator, 2025
Kryeministrja daneze i kërkon falje banorëve të Groenlandës për kontracepsionin e detyruar
Bota

Kryeministrja daneze i kërkon falje banorëve të Groenlandës për kontracepsionin e detyruar

25 Shtator, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e premte 10 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 10 Tetor 2025

10 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 9 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 9 Tetor 2025

9 Tetor, 2025

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025

5 Shenja që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina D
Shëndetësi

5 Shenja që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina D

8 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com