Me gratë dhe vajzat e njësisë 11, Vokshi: Shteti i ka braktisur! Përpjekje sfilitëse për t’i mbijetuar varfërisë

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka vijuar takimet me banorët e Tiranës, ku ditën e sotme është ndalur në njësinë 11, me gratë dhe vajzat e kësaj zone.

‘Gocat dhe gratë më shprehen përpjekjet sfilitëse që ato bëjnë për ti mbijetuar varfërisë, për shkak të mungesës së shtetit i cili i ka braktisur gratë në jetën reale. Ato nuk gjejnë dot punë as në administratë dhe as një profesion stabël në biznes pasi ky i fundit po falimenton çdo ditë’, shkruan Vokshi në Facebook.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Gratë dhe vajzat janë modeli i dinjitetit dhe shpresës më të madhe për Shqipërinë.

U takova sot gra të njësisë 11, ku në fokus ishte gjëndja e tyre e vështirë ekonomike, papunësia, mungesa e ndihmës ekonomike dhe pengesat e shumta që ato hasin si nëna, bashkeshorte, si kryefamiljare në jetën e përditshme. Gocat dhe gratë më shprehen përpjekjet sfilitëse që ato bëjnë për ti mbijetuar varfërisë, për shkak të mungesës së shtetit i cili i ka braktisur gratë në jetën reale. Ato nuk gjejnë dot punë as në administratë dhe as një profesion stabël në biznes pasi ky i fundit po falimenton cdo ditë.

Ndërkohë taksat dhe faturat për tu paguar bëhen të papërballueshme cdo ditë e me tepër.

Në 8 vite qeverisje Rama e shfrytëzoi figurën femërore si matrioshkat në krye të ministrive dhe në zyra institucionesh për fasada dhe për qëllimë të interesave të tij ekonomike dhe politike.

Punësimi i grave dhe i vajzave dhe shkollimi i tyre është strategji kombëtare sepse grate dhe vajzat janë burimi i jetes dhe nuk mund te trajtohen si numra për beteja politike.

SHQIPËRIA KA MBETUR NË VENDNUMËRO ME EDI RAMËN!

Në 25 Prill #shqiperiafiton