Deklaratë e Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Ajo që qeveria Rama deklaron për rritjen e pagave të mësuesve eshtë një mashtim elektoral.
“Nuk është rritur paga 15% saç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, por paga e mësuesve është rritur pak më tepër se 9%, nderkohë kur për 8-vjet nuk është parë asnjeherë rritje serioze page përveçse thërrime në prag fushate e heqje edhe e shpërblimit për mësuesit.
Për gjate tetë viteve kjo mazhorance dhe vetë KM Rama e nisën me tallje, ulje dinjiteti e personaliteti te mësuesve duke i quajtur të paaftë që duhen testuar të gjithë pavarsisht viteve të punës, i quajti analfabetë e diplomëblerë prandaj nuk meritojnë respekt e vlerësim.
Akoma dhe pas tete vitesh vazhdon tallja deri sa dhe te perllogaritja e pagës me hile e djallëzi thjeshtë për fushatë e marrje të votës.
Për tetë vjet asnjë reformë dhe ndihmë për përmirësimin e punës në arsim por vetëm udhezime, VKM, ligje e akte nënligjore që kanë sjellë stres e pengesë në punën e mësuesve për të i mbajtur ata të varur prej tyre.
Të gjithë punonjësit arsimor dhe ndihmës në arsim do të dijnë të ndeshkojnë me votë mashtrimin, genjeshtrën dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre.
Mazhoranca e ardhshme duhet dhe do të dijë të vë në shinat e duhura çdo nivel arsimorë në Shqipëri, duke vlerësuar piksëpari vlerat dhe personalitetin e mësuesit në çdo drejtim si një armatë nga e cila varet e ardhmja e kombit.