Nga Marsela Lekli, psikologe
Abuzimi ndaj të miturve nuk ka limit. Njerku abuzon seksualisht me të mirurën duke e konsideruar si vajzën e tij, duke qëne prezent në rritjen e saj që në moshën 2-vjeçare. Nëna e cila ka një rol kyç në familje, dhe në miredukimin e fëmijëve, në gjëndjen e tyre emocjonale dhe psikologjike. Si nuk kishte arritur të dallonte se vajza e saj ishte e abuzuar, dhe ne gjendje të rende psikologjike.
Prej kohësh abuzimet ndaj të miturëve po bëhet një nga problematikat kryesore në vënd, ku rastet po shtohen dita ditës dhe reagimet insitucjonale heshtin.!!
Për sa kohë masat disiplinore të rrepta nuk do zbatohen rastet do jenë akoma më shumë në vijim, kjo për shkak jep hapsira me shumë pedofilit të abuzojë..
Kur shteti nuk vepron në masa të rrepta, detyrimisht pedofilët do enden rrugëve të vazhdojnë e bejnë vepra kriminale. Duke shtuar masat e rrepta të dënimit, do kemi ulje të rasteve nga abuzimet, mos ndëshkimi i rreptë bën që pedofilët të abuzojnë.!! Masa e ndëshkimeve të rrepta bën që dhe ai mendon të abuzojë do tërhiqet ndëshkimet e rrepta normalisht nuk i dëshiron askush.!!
Të gjithë prindërit duhet të kontrollojnë femijet e tyre në menyra të ndryshme, të flasin me to gjithmonë, një fëmijë që është i kercënuar ose i abuzuar dallohet; menyra e sjelljes, fillon te dale pa arsye nga banesa, ka ankth e frike gjithë kohës se mos zbulohet nga familja ose komuniteti, mbyllet ne vetvete, gënjen gjithmone, kto ndodhin sepse ndjehet i kercenuar nga abuzuesi.!! Në vëndin tonë ka shumë raste të tilla, të cilët femijët kanë frikë të flasin, të reagojnë, ti denoncojnë se kanë kërcenime, prandaj heshtin, zonat rurale të vëndit janë prekura kryesisht më shumë.!! Ndaj kujdesuni për fëmijët tuaj, pedofili mund të jetë miku juaj, shoku, i afërmi juaj, si dhe pjestar i familjes tuaj.!!