Hartimi nuk është program elektoral

Nga Elona CASLLI-

Në atë çka dëgjova në ligjërimet e ndryshme të “” Nismës Thurje”” mund të them veç një gjë- Hartimi nuk është program intelektual.

Në pjesën dërrmuese të ligjëratave vihet re një stil infantil në trajtimin e situatave, që vjen si rrjedhojë ose e papjekurisë personale ose e asaj profesionale.

Slogani “” Ata janë të gjithë Bashkë” mund të shërbejë si frazë hyrëse në një ligjëratë, por jo si alibi për të kërkuar votën. Që t’i kërkosh votën shqiptarëve duhet minimalisht të sfidosh Opozitën Aktuale në veprime konkrete dhe në një program konkret.

Hartimet me paciente spitalesh dhe rrëfimet e zonave rurale ku çizmet bëhen me baltë, mund të vlejnë në “”Konkursin e Esesë më të Mirë”” por kurrsesi në ” Alternativën për Qeverisje më të Mirë”.

Melodramat kanë dalë jashtë mode prej kohësh. Shqiptarët janë ngopur duke parë Edi Ramën që përlotet dhe përqafon të moshuarit, Erion Veliajn që u puth dorën pensionistëve etj.

Ndaj, mund t’ua kurseni melodramën dhe hartimet shqiptarëve, në radhë të parë për dinjitetin tuaj e mandej për respektin e njerëzve që ju dëgjojnë.

Sfidoni Opozitën Aktuale në veprime konkrete. Dilni një hap para saj dhe pastaj kërkoni votën e shqiptarëve.

Post Scriptum- Fakti që jeni të rinj të diplomuar jashtë Shqipërisë, nuk ju bën detyrimisht të vlefshëm apo të besueshëm në sytë e çdo shqiptari.