Kina i është rikthyer misioneve eksploruese në Hënë, pas gati katër dekadave.
Sonda hapësinore u lëshua të martën, 24 nentor, nga provinca jugore e Hainanit dhe hyri në orbitën e saktë nëpërmjet telekomandimit.
Nisja ishte planifikuar fillimisht në vitin 2017, por u shty për shkak të një problemi motorik në raketën “Long March 5”.
Pekini thotë se ka investuar miliardë dollarë në programin e vet me shpresën që në vitin 2022 të dërgojë ekipe astronautësh në hapësirë, e më vonë edhe në Hënë.
Objektivi i misionit të fundit është gërmimi i shkëmbinjve hënorë dhe mbledhja e mostrave për të përcaktuar origjinën dhe formimin e satelitit të Tokës.
Sonda robotike do të hulumtojë edhe materiale nga terrene vullkanike të paeksploruara më parë.
Misioni i pare henor per te sjelle gure nga hena
“Chang’e5”, u lançua nga qendra hapësinore “Wenchang”, në provincën Hainan, shkruan “China Daily”.
Sonda u transportua në një port në Wenchang me anije në fund të shtatorit dhe më pas u transportua me kamionë të veçantë në qendrën e nisjes.
Sonda pritet të zbresë në trupin qiellor në fundin e nëntorit dhe pas dy javëve atje parashikohet të mbledhë rreth 2 kg materiale hënore që do transportohen në Tokë fillimin e muajit tjetër.
Misioni
Ky është misioni i gjashtë i programit dhe pritet të jetë një nga përpjekjet më të vështira dhe sfiduese hapësinore që Kina ka filluar dhe do të bëhet operacioni i parë hapësinor në botë në më shumë se katër dekada për të sjellë mostra hënore përsëri në Tokë.
Sipas Administratës, misioni pritet të lehtësojnë kërkimet e shkencëtarëve mbi origjinën dhe evolucionin e Hënës.
Nëse Kina e përmbush me sukses misionin në Hënë, do bëhej vendi i tretë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1960, 1970.
Teknologjia e përdorur këtë radhë është megjithatë shumë më novatore, dhe e provuar të paktën dy herë të tjerë nga kinezët në këto 7 vitet e fundit.