InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vajza: Babain e kishin çuar në Morg, Najada Çomo më gënjeu, tha “po bëj të pamundurën”! Jam gati të përballem me të…

20 Nëntor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Vajza: Babain e kishin çuar në Morg, Najada Çomo më gënjeu, tha “po bëj të pamundurën”! Jam gati të përballem me të…

Vajza: Më mori shefja dhe më tha bëhu e fortë se është hedhur nga kati i dytë babai jot. Më tha që ne po bëjmë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Nuk mora më informacione Në orën 5 shkoj vetë tek Infektivi. Pataj më mori brenda Najada Como dhe më tha po bëj të pamundrën… Babai kishte ndërruar jetë në moment, spitali gënjeu

69-vjeçari Reshat Grembi nga qyteti i Fierit, i cili qëndronte i shtruar prej disa ditësh në spitalin e Infektivit në Tiranë ka humbur jetën, ai ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të datës 11, pasi u vetëhodh nga kati i dytë i spitalit.

Nga plagët e marra në trup Reshat Grembi nuk mundi të mbijetonte, sipas mjekëve ata bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë, por nuk ja dolën. Stafi mjekësor pohon se ai ishte i infektuar me Covid 19. Gjendja e tij e rënduar dhe pakujdesia e përkujdesjes mjeksore e çuan atë në aktin e vetëflijimit, pohojnë familjarët.

Pas konsultës me mjekun e familjes ju dha mjekim me antibiotik dhe ju bë injeksion për uljen e temperaturës, por spitali i Fierit i rekomandoi të rikthehej në banesë dhe të merrte mjekimin që i nevojitej.

Gjendja e tij u përkeqësua përsëri, ai vazhdoi me temperaturë të lartë dhe u çua përsëri në spitalin e Fierit, nga ku aty ju bë një skaner dhe mjekët e nisin për në spitalin e Tiranës pasi kishte dalë me ngarkesë në mushkri, por që kurrë nuk na u konfirmua zyrtarisht nëpërmjet bërjes së tamponit se ishte i infektuar me Covid 19, siç shprehet vajza e të ndjerit.

Vajza pohon se i ati ishte mbajtur nëpër koridore të infektivit me orë të tëra dhe pa asnjë shërbim mjeksor. Por një akuzë tjetër e rëndë e familjarve është se ata pohojnë që spitali fshehu faktin që babai i tyre ndërroi jetë në vend pasi u hodh nga kati i dytë i spitalit, por u shprehën se po bejmë të pamundurën ta shpëtojmë, këto janë gënjeshtra thonë ata!

Si ishte gjendja e babait tuaj?

Vajza: E kishim në shtëpi 4 ditë me temperaturë, i shkoi 41, në spitalin e Fierit mori injeksione, i ra temperatura, por gjatë natës i rritet shpejt. Gjatë të dielës e çojmë tek urgjenca për gjilpëra, ndërsa në darkë i shkon oksigjeni 58, gjendja u rëndua. Deri nga ora 7 takojmë mjekët dhe na thotë se e ka 80% të mushkërikve të bllokuara mjekët e Fierit na drejtuan drejt Tiranës.

Ju treguat hapat që ndoqët në Fier, por jemi të paqartë a iu bë tamponit?

Vajza: Tamponi nuk i është bërë. Vetëm skaner i bëmë dhe skaneri doli që ka covid.

E keni kërkuar tamponin?

Vajza: Nuk e këkrkuam me thënë të drejtën se kur doli skaneri…

Temperatura e menjëhershme?

Vajza: Po, e menjëhershme i ra, të mërkurën gati dy javë më parë dha shenjat e para

Protokolli i ndjekur?

Vajza: Erdhëm menjëherë në urgjencë. Na bëri habi që sa i binte i ngrihej sërish.

Shkoi vetë në urgjencë, kush e shoqëroi?

Vajza: E shoqëroi nusja e vëllait. Pastaj u nisëm drejt Tiranës. Babain e lanë në korridor, bëmë dhe llafe

Shkuat me autoambulancën e Fierit?

Vajza: Po ishim të hënën në 1 të darkës tek Infektivi, qëndruam në autoambulancë. Unë skisha frikë se e kisha kaluar Covid ndaj e shoqëroja unë. Qëndruam deri në 8 e gjysmë të mëngjesin në autoambulancë. Pastaj ma marrin babin, e putha. E shoh babin pastaj e shtrinë atje në korridor, njëra nga ato më bërtet, më nxjerr jashtë. E marr në telefon nga dreka, më thotë po vdes nuk kam marrë asnjë lloj mjekimi, nuk e di si e kam mbajtur veten, nuk e di si po flas. Kur e marr në 6 të darkës e kishin futur në oksigjen. Unë e pashë që gjendja e tij ishte më e mirë, e përmirësuar. Kishte folur edhe me mamin i kishte thënë ‘hënga dhe supë zoti ndoshta do bëjë ndonjë mrekulli’. Më merr doktoresha dhe më tha është pak më mirë, por është kritike. E marr të martën në 7 të mëngjesit, më tha nuk po marr dot frymë, po vdes.

Në 12 e cerek shoh titrat në televizor, inicialet ishin gabim por gjaku sikur e ndjeu…

Çfarë bëre?

Vajza: Më mori shefja dhe më tha bëhu e fortë se është hedhur nga kati i dytë babai jot. Më tha që ne po bëjmë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Nuk mora më informacione Në orën 5 shkoj vetë tek Infektivi. Pataj më mori brenda Najada Como dhe më tha po bëj të pamundrën…Babai kishte ndërruar jetë në moment spitali gënjeu

Ke prova për këtë?

Vajza: Jo nuk kam prova, por kur të mërkurën ka shkuar burri im tek morgu i thotë njeri atje që ky trup ka ardhur që dje.

Ju është dhënë një lloj shpjegimi për aktin e tij?

Vajza: Asnjë lloj informacioni nuk mora se si është hedhur. Përse i lënë të vetëm kur ka edhe pasoja të tilla kjo sëmundje. Duhet të vriten njerëz njëherë?!

Apeli që ke Esmeralda?

Vajza: Më ka ngelur një peng, e vërteta duhet të zbardhet. Bluzat e bardha na shpëtojnë jetën, nuk na e japin ata jetën. Duhet të tregohen më të përgjegjshëm me ne, të mos ndodhë më ajo që ndodhi me babin tim! Jam gati të ballafaqohem me Najada Çomon për akuzat që kam.

zemra e hapur 1 770x435 1

Të Lidhura

Parashikimi i motit, 3 Dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 3 Dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025
Protesta e PD/ Berisha zotohet para demokratëve: Me Edi Ramën kryeministër nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje
Aktualitet

Protesta e PD/ Berisha zotohet para demokratëve: Me Edi Ramën kryeministër nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje

2 Dhjetor, 2025
Aulon Kalaja reagon sërish për shpalljen ‘Non grata’ nga Greqia: Mendoj se jam shpallur në vitin 2018
Aktualitet

Aulon Kalaja reagon sërish për shpalljen ‘Non grata’ nga Greqia: Mendoj se jam shpallur në vitin 2018

29 Nëntor, 2025
Klodiana Lala e thotë troç: Karriera e Ballukut ka mbaruar
Aktualitet

Klodiana Lala e thotë troç: Karriera e Ballukut ka mbaruar

26 Nëntor, 2025
Parashikimi i motit, 26 nëntor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 26 nëntor 2025

26 Nëntor, 2025
Eduart Ndocaj reagon ashpër për situatën e përmbytjeve në Lezhë: “Propagandë mashtruese e kryebashkiakut Ndreu”
Aktualitet

Eduart Ndocaj reagon ashpër për situatën e përmbytjeve në Lezhë: “Propagandë mashtruese e kryebashkiakut Ndreu”

23 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE
Të ndryshme

PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE

4 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 4 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 4 dhjetor 2025

4 Dhjetor, 2025

Ese Zemre/ “Drita që lind nga dhimbja”(Dedikuar femrës me forcën e një luani, Blerina Kalthit)
Të ndryshme

Ese Zemre/ “Drita që lind nga dhimbja”(Dedikuar femrës me forcën e një luani, Blerina Kalthit)

3 Dhjetor, 2025

“Forca që lind nga dhimbja”/ Historia e jashtëzakonshme e Blerina Kalthit që frymëzon mijëra njerëz
Lifestyle

“Forca që lind nga dhimbja”/ Historia e jashtëzakonshme e Blerina Kalthit që frymëzon mijëra njerëz

3 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com