Nga Elona CASLLI
Lidhur me gjendjen e Shqipërisë ka perceptime dhe gjykime të ndryshme.
Një pjesë e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë me të drejtë dhe dashamirësi, japin sugjerimet e tyre lidhur me presionin që qytetaria e Shqipërisë duhet të ushtrojë kundrejt Opozitës së Bashkuar.
Deri këtu jemi në rregull, por duhet të kuptojmë diçka- Shqipëria është në koma.
Me pak fjalë nuk kemi të bëjmë me një situatë normale. Kemi të bëjmë me një urgjencë kombëtare.
Në këtë urgjencë kombëtare 5 muaj para zgjedhjeve të gjithë shqiptarët, kudo qofshin duhet të bëhen bashkë përballë Sektit të Rilindjes.
Opozita e Bashkuar nuk është mekanizmi më i mirë, më i shëndetshëm apo më i përsosuri, por është i vetmi mekanizëm ekzistues.
Pyetje- Mendoni për një çast sikur Opozita e Bashkuar mos të ekzistonte hiç si mekanizëm. Me pak fjalë, me lënien e mandatave të ish shuar si mekanizëm.
Ku do t’i hidhnim sytë për rrotacion politik?!
Tek lëvizjet e reja që ende nuk janë formuar?! Do të mundeshin vallë lëvizjet e reja me 5 muaj jetë të përballeshin me një Sekt Rilindas të krimbur me para, për të mos thënë që këto lëvizje janë made in Rilindja?!
E kuptoj vullnetin tuaj të mirë për të ndodhur më e mira në këtë vend, por Shqipëria është në gjendje kome.
25 prilli do t’i mundësojë veçse të hapë sytë.
Për t’u rehabilituar dhe për t’u ngritur në këmbë do të duhet një kohë e gjatë, tek e cila duhet pjesëmarrja e çdo qytetari në vend.
Post Scriptum- Në krah të Opozitës së Bashkuar deri më 25 prill. Përballë Opozitës së Bashkuar pas 25 prillit.