InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Partia e Jozefinës si “vrasëse me pagesë” për shpresën e shqiptarëve

25 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Partia e Jozefinës si “vrasëse me pagesë” për shpresën e shqiptarëve

Nga Red VARAKU

Kush e ka ndjekur Jozefina Topallin apo kishte menduar se asaj i hante barku për PD apo për statutin e saj, tashmë nuk besoj që ka më dyshim se gjithçka që ajo ka bërë deri tani, ka qenë një armë në dorën e kryeministrit për të vrarë opozitën.

Me vendimin për të krijuar një parti të re, ajo përmbylli një trajektore sulmi me helm përçarës mbi Partinë Demokratike në mënyrën më të shëmtuar të mundshme duke u kthyer në një patericë pa vlerë të rilindjes .

Pasi nuk la rast pa sulmuar kryetarin e PD, sa herë e urdhëronte Rama, me të njëjtat akuza, të njëjtat shpifje dhe të njëjtat genjeshtra si të rilindjes, me vendimin e saj për të sajuar një parti për hesap të rilindjes, ajo sot zbuloi se ka qenë “një vrasëse me pagesë “ kundër opozitës, e rekrutuar që në fillim nga rilindja.

Por edhe pse mendon se me këtë lëvizje Jozefina Topalli mund ta dëmtojë PD, në fakt ajo po i bën një nder të madh asaj dhe opozitës së bashkuar .

Kjo jo vetëm për faktin se me këtë lëvizje ajo do ta pastrojë PD nga figura të diskretituara, që deri tani e kanë sulmuar PD në petkun e atyre “që i qan shpirti për PD”, por edhe sepse dalja qartazi në të njëjtën llogore me rilindjen kundër PD, diskretiton çdo sulm të tyre kundër Lulzim Bashës dhe e bën johelmues mesazhin e tyre, mesazh që e ka helmuar jo pak opozitarizmin gjatë këtyre viteve. Gjithashtu, kjo qetëson dhe shumë naivë të cilët tek Jozefina shikonin “të përvuajturën” dhe viktimën, por që tani shikojnë tradhtaren, të pabesën, hipokriten .

Gjithsesi, sot duhet jemi te gjithë më të qetë! Tashmë kanë rënë të gjitha maskat dhe të gjithë i kanë të qarta arsyet e vërteta se pse ajo e ka sulmuar deri tani Partinë Demokratike dhe liderin e saj dhe kush e ka porositur atë të krijojë një parti të re.

Më në fund, nuk do të dëgjojmë më argumentin idiot se “është Lulzim Basha që e mban Ramën në pushtet” , sepse tashmë është e qartë se kush ka pranuar të përdoret pabesisht nga Rama, kush e ka pasur paktin me të që në fillim dhe kush dëshiron që ai të vazhdojë të plaçkisë dhe dhunojë shqiptarët.

Sidoqoftë, ajo bëri shumë mirë që e shpalli hapur bashkëpunimin me Ramën dhe armiqësinë ndaj partisë së cilës ajo i mori gjithçka dhe nuk i ktheu kurrë asgjë.

Sepse, kjo nuk diskretiton vetëm atë si personazh i vogël provincial që nuk arriti të bëhej kurrë një personalitet me përmasa kombëtare, por diskretiton dhe “vrasësit ne pagesë”, përmes të cilëve ky kryeministër kërkon të vrasë shpresën e shqiptarëve për ndryshim.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com