Nga Shpetim AXHAMI, Kryetar i PLL
Të qenurit deputet nuk është prone e dikujt që u dashka trashëguar në çdo palë zgjedhjesh, dhe aq më teper kur atë nuk e meriton, por deri tani e ke pasur peshqesh nga një sistem i tillë elektoral dhe jo nga një sistem mazhoritarë i pastër apo si kandidat i pavarur.
Sot po flitet për subjekte të reja politike që priten të krijohen në këto pragzgjedhjesh, e kjo po bëhet në emër të një politike të re për të cilën vendi ka nevojë duke u nisur nga politika e 30-viteve pluraliste!
Në një shtet pluralist demokratik, kushdo ka të drejtë të ndërmarri nisma të tillë dhe faktikisht duhet një mbeshtetje politike e subjekteve dhe elementëve politik, të pa bërë pis, me mentalitet dhe me një fryme të re politike ndryshe nga deri tani pas viteve ‘90.
Marrja e insiativës për të arritur këtë ndryshim kursi politik, nga elementë dhe segmente brenda kupoles politike 30-vjeçare, të cilët kanë vetpërfituar deri më sot, nuk të sjellë shpresë dhe besueshmëri biles është e rrëzikshme, për aq më tepër kur këta nisma politike bëhen jo si rezultat fraksioni të brendshëm, por behen për arsye të humbjes të pushtetit vetjak brenda subjektit.
Etja për pushtet përfitues të errëson sytë e atëherë duke u nisur nga këto kushte me të drejtë të lind dyshimi i stimulimit dhe i shfrytezimit, për krijimin e ketyre subjekteve, prej mazhorances në pushtet per të ruajtur pushtet.
Nisma të tilla prej atyre që perfaqësojnē grupime shoqërire ose kauza ne vetvete ngelen gjithmone demokratike per tu pergezuar dhe per të i’u uruar suksese, në të kundert;
Ndermarrja e nismave të tilla është maskarallëk dhe patericllek për pak deputetllëk.
Sor egzistojnë alternativa politike progresiste të opozites pa pasur nevojë për segmentalizim të saj në dëm të rotacionit politik per ndryshim.