Sot eshte Dita Nderkombetare kunder varferise dhe formave moderne te skllaverimit.
Sipas Kombeve të Bashkuara,
17 Tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.
Kjo dite sherben per te ndergjegjesuar
njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën.
Organizata të ndryshme jo qeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë dite duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në axhendën e tyre luften kundër varfërisë ta kene prioritet.
kjo dite i gjen Shqiptaret edhe me te varfer, pavaresisht premtimeve dhe propagandes se maxhorances se sotme. .
Varferia rritet me shpejtesi cdo dite qe kalon.(deklaruar dhe nga BB)
Edhe Banka e Shqipërisë thotë se 19.2% e familjeve shqiptare ushqehen me lista. 1 në 3 familje janë në pamundësi për të siguruar ushqim dhe veshje.
Kategoria e aftesise se kufizuar dhe ndihmes ekonomike eshte larguar nga skema.
Asnje rritje te mases se pageses.
Sorollatje e invalideve neper zyra e spitale duke ju shtuar burokracite dhe gjoja kriteret.
Kjo maxhorance e rrethuar me skandale e papergjegjshmeri, nuk e ka per gje te lere ne meshire te fatit keto njerez qe me ligj ju garantohet kjo ndihme e perkujdesje, duke i varferuar dhe jo sic thoshte para se te vinte ne pushtet se do ju rriste masen e pageses.
Duke ardhur ne pushtet me vota te blera nuk kishte si te ndodhe ndryshe,..
Pritej qe ata te mendojne vetem per oborrin, per te rritur hendekun mes te varferve e bijve te eterve,
se ashtu i edukuan eterit
qe te skllaverojne popullin qe ai te nenshtrohet me lehte.
Rritja e fondeve nga qeveria Berisha
ne vitet e fundit te qeverisjes se saj per shtresat ne nevoj, dyfishimi i perfituesve,
nga keta kalemgjinjte shihet si abuzive, dhe jo si mase perkujdesje.
Pra sic kuptohet vetem ka show ne tv me shpifje per opoziten,asnje mase per te ulur varferine ne vend.
Ne Mirdite ka pllakosur varferia me mbi 60 perqind te popullates e qindra familje jane tashme ne mjerim.
Zonat e thella jane te braktisura ne kete prag dimri dhe askush nuk shkon as per ti pare jo me per ti ndihmuar.
Kjo qeveri dhe pushteti lokal ne Mirdite si dhe ne mbare vendin ka prioritet hajduterine, mashtrimin, presionin, hashashin e jo qytetarin, jo rruget, jo permiresimin e sherbimeve, jo ofrimin e sherbimeve, jo ndihmen ndaj te pamundurve, te semureve, invalideve, moshes se trete, jetimeve, te verberve..!!!
Edi Rama po rishkruan dhe materializon poemen e mjerimit!
Apeli im ne kete dite eshte ta largojme sa me pare kete qeveri te rritjes se varferise, mjerimit,
kete qeveri te papergjegjshme,
kete qeveri te oligarkeve,te pafeve e te pashpirteve !
Kauze me te madhe se mbijetesa nuk ka..!!!