Agron Shehaj: Kush janë pronarët e inceneratorit të Tiranës?! E njëjta vjedhje si tek Unaza e Re

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka bërë një deklaratë të fortë përsa i përket inceneratorit të Tiranës, që është dhe një nga temat më të nxehta aktuale në vend.

Shehaj ngre pyetjen se ku do shkojnë 128 milion euro të taksave të shqiptarëve.

Reagimi i Agron Shehajt:

Edi Rama nuk i jep përgjigje një pyetje të thjeshtë: kush janë pronarët e kompanisë së koncesionit të inceneratorit të Tiranës?

Kujt do t’i shkojë të paktën 128 milionë euro nga taksat tona?

A ka kryeministër në botë që nënshkruan kontratë me dikë që nuk e njeh? Që i jep qindra milionë euro pa e ditur se kujt ja jep? Nuk ka. As Edi Rama nuk është i tillë: ai e di se kush qendron pas inceneratorit të Tiranës.

Fakti që nuk e thotë dot publikisht emrin e përfituesit ndërkohë që e mbron koncesionin, ka vetëm një shpjegim të arsyeshëm: vetë Rama mund të jetë përfituesi i kësaj kontrate qindra milionë eurosh.

Ju kujtohet tenderi i Unazës së Re?! Është e njëjta vjedhje!

Afera e inceneritorit te Tiranës është si skandali i DH Albania. Rama fsheh pas kompanise quacke emrin e përfituesve.