InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Skandalet dashurore mbretërore të të gjithë kohërave

13 Tetor, 2020
in InfoPress, Kuriozitete, Të ndryshme
A A
Skandalet dashurore mbretërore të të gjithë kohërave

Në të gjithë botën dhe gjatë gjithë historisë, familjet mbretërore kanë qenë të prirura të tërheqin vëmendjen e publikut në çështje të ndryshme, sidomos në ato të dashurisë.

Marrëdhënie që kanë mbetur në historinë e botës si skandale mbretërore, ku çiftet për të cilat bëhet fjalë ose kanë bërë mijëra kilomentra për të qenë bashkë, ose kanë marrë vendime që kanë lënë botën në gjendje shoku. Këtu do të gjeni disa nga historitë më të diskutueshme të dashurisë mbretërore në të gjithë botën, të cilat, me siguri, e kanë trullosur njerëzimin në një mënyrë apo në tjetrën.

Mbreti Henry VII dhe Anne Boleyn

Shembulli më klasik i çifteve mbretërore, Mbreti Henry VII dhe Anne Boleyn, bashkimi i të cilëve detyroi një mbretëri të tërë për të kthyer fetë nga Katolizmi Romak në një kishë të sapothemeluar të Anglisë. Në shekullin e 16-të, Mbreti vendosi të divorcohej nga gruaja e tij e parë, pasi ajo nuk mund të lindte një djalë. Lutja e tij për të lidhur një marrëdhënie me Anne Boleyn u mohua nga kisha katolike, kjo e detyroi Mbretin të ndërmarrë hapin drastik, duke themeluar një kishë të re në Angli.

Edward VIII dhe Wallis Simpson

Shumë mund ta njohin Eduardin VIII si mbretin që u largua nga froni në mënyrë që të martohej me dashurinë e jetës së tij, Wallis Simpson, e divorcuar dy herë në jetën e saj. Kjo ishte një histori dashurie që jo vetëm tronditi botën, por ndryshoi të gjithë linjën e trashëgimisë britanike, duke i bërë ata një prej çifteve mbretëtrore më skandaloze në të gjitha kohërat.

Grace Kelly dhe Princ Rainier III i Monaco-s

Në vitin 1956, kur aktorja fituese e çmimit Oskar, Grace Kelly dhe Princi Rainer III i Monakos lidhën kurorë, e gjithë bota nuk mund t’ua hiqte sytë. Deri në atë kohë askush nuk e imagjinonte një aktore të njohur si pjesë të familjes mbretërore. Siç është thënë, çifti mbretëror kishte një marrëdhënie të shëndetshme, derisa fatkeqësisht ajo ndërroi jetë në një aksident me makinë në 1982.

Princesha Margaret dhe Peter Townsend

Kemi dhe një histori dashurie, e cila nuk u mbijeton sulmeve. Princesha Margaret dhe Peter Townsend është gjithashtu një nga çiftet më romantike dhe më skandaloze të të gjitha kohërave. Duke nisur nga Mbretëresha, te Parlamenti e te Kisha e Anglisë, të gjithë mohuan lutjet e çiftit për t’u martuar, duke vënë kusht se Princesha Margaret do të humbiste të gjitha privilegjet mbretërore, në rast se do të martohej me një burrë të divorcuar. Kjo është thënë sipas BBC, më pas ajo bëri një njoftim ku vendosi për shkëputjen e kësaj lidhjeje.

Princ Albert dhe Charlene Wittstock

Edhe pse ata janë ende të martuar, për fat të mirë, dhe kanë një martesë të shëndetshme për më shumë se 9 vite, thuhet se Princesha Charlene ka tentuar disa herë t’i arratiset kësaj martese. Fillimisht, ajo ka tentuar të arratiset nga dasma e saj, më pas një tentativë tjetër ka qenë në Nice të Francës. Nuk janë të qarta arsyet pse Charlene nuk e dëshironte këtë martesë, por pas shumë përpjekjesh, ajo më në fund pranoi të martohet.

Princ Carl Philip dhe Sofia Hellqvist

Para se të bëhej princeshë, Sofia e Suedisë dhe gruaja e Princit Suedez, Carl Philip, Sofia ishte e njohur për karrierën e saj provokuese në modeling. Gjithashtu, u raportua se kishte puthur një yll pornografie Jenna Jameson në publik, e cila ishte një gjë e padiskutueshme, jokonvencionale për familjen Mbretërore Suedeze. Por pas reagimeve masive, çifti u martua më në fund në vitin 2015 dhe tani janë bekuar me dy fëmijë.

Meghan Markle dhe Princ Harry

Arritëm te çifti mbretëror më i komentuar në botë kohët e fundit. Edhe pas një serish reagimesh, urrejtjeje dhe mosmiratimesh, Meghan dhe Princi Harry e përfunduan këtë trazirë me martesën e tyre. Ndërsa të dy ishin rritur në ambiente krejtësisht të ndryshme dhe pasi hoqën dorë nga gjitha privilegjet mbretërore, sot qëndrojnë të bashkuar dhe shfaqin shumë dashuri për njëri-tjetrin në postimet e tyre.

Të Lidhura

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Të ndryshme

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

8 Nëntor, 2025
Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025
Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor
Të ndryshme

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

6 Nëntor, 2025
A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025
RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës
Show Biz

Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

8 Nëntor, 2025

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja
Show Biz

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

8 Nëntor, 2025

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Të ndryshme

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

8 Nëntor, 2025

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com