Përgjatë gjithë karrierës së Leo Messit në futboll, nuk ka mbetur rekord i cili nuk i përket argjentinasit. Kanë mbetur edhe disa rekorde, të cilat Messi synon t’i kalojë në vitet e mbetura të karrierës.
Kështu, në aspektin e golave të shënuar për kombëtaren në kompeticionet e Amerikës Jugore, Pele ka shënuar gjithsej 77 gola. Por, ai tani nuk është i vetëm në majen e këtij rekordi…
Kjo sepse Leo Messi, me penaltinë e shënuar parmbrëmë kundër Ekuadorit, arriti shumën e 71 golave të shënuar për kombëtaren. Messit i duhen edhe 7 për ta kaluar Pelen.