Je dëshirë që rri e fshehur
Më pëlqen, ashtu siç je.
Të kërkoj në ëndrra, nxehur
E të lë po prap…, atje !
Ti je arti më i bukur
Je dëshirë që mbart kulturë.
Thellë në ndjenja rri e strukur
Trup i derdhur si pikturë…
Je një yll mbi botën time
Që ndriçon vetëm nga larg.
Je ditar mbushur kujtime
Dhe plotë ndjenja malli, varg !
Ti je bota e padukshme
Të dallojnë veç sytë e mi.
Eh ç’lëkurë e mrekullu’shme…
Që përcjell veç dashuri !
Rroj për ty…Për t’tuat sy
Për çiltërsin derdhur në ‘ta.
Eh, gjithë botën mbart aty
Përtej teje, më nuk ka !
Ti je fundi i mir’pritur
Ai fund që të jep shpresë.
I një ”premiere” të arritur
Që në shekuj s’do të vdesë !
Je dëshirë që rri e fshehur
Sa të dua… ”fshehtësi”.
Nëpër deje, gjaku ‘nxehur
Ngjitet-zbret veç ku je ti !