Nga Elona CASLLI
Dy sy të njomur dhe një zë i ngrohtë që të mirëpret, me të cilin ti zhvillon dialogun e mëposhtëm;
Unë- Ndihem krejt e vogël para teje. Unë do ta kisha marrë inat njerëzimin. Do të kisha shkallmuar gjithçka dhe do t’i thoja njerëzimit ” Në djall vafsh!
Ndërsa madhështia jote qëndron tek fakti se e ke përballuar me dinjitet dhimbjen tënde dhe nuk je mposhtur prej saj. Përkundrazi, je ngritur mbi të. Dhe kjo është karakteristikë e të përzgjedhurve.
Flutura Açka- Njerëzimi nuk ka asnjë faj.
Post Scriptum- Njerëzorja kjo forcë dhe kjo mrekulli mbi tokë këtë mbrëmje vishte fytyrën e Flutura Açkës.