Aktorja famshme Sharon Stone, në një intervistë për “Watch What Happens Live”,ka treguar se cila ishte puthja më e mirë skenike që kishte dhënë gjatë gjithë karrierës së saj.
Ikona e kinematografisë ka treguar se mashkulli që puthjen më të mirë në një film e kishte dhënë me aktorin Robert De Niro.
Ndërsa Stone tregonte për puthjen e saj me kolegun në filmin “Casino”, ajo tregoi se zgjedhja e saj mund të ketë të bëjë me respektin e jashtëzakonshëm që kishte për De Niro-n si aktor
“Ishte aktori që unë admiroja më shumë dhe thjesht doja të ulesha përballë tavolinës së Robert De Niros”.“Dhe ndoshta për faktin se e vlerësoja atë në mënyrë të jashtëzakonshme, kisha respekt të madh dhe ishte kulmi i momentit të puthjes për mua. Kishte shumë gjëra që lidheshin me të”, tha Stone. “Nuk e di nëse mund të krahasoj diçka tjetër me të”, tha Stone. “Çdo gjë tjetër ishte “pff”.