Nga Elona CASLLI
Në një rrotacion të mundshëm politik, opozita nuk do të kapërcejë ylberin. Nuk do të hamë me lugë floriri sikundër rrëfehej përralla në 1944.
Problemet do të vazhdojnë të ekzistojnë, sepse nuk zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Dëmi i provokuar nga perversiteti i Rilindjes ka qenë fatal, duke e reduktuar vendin në një moçal të madh qoftë në aspektin moral dhe qoftë në atë ekonomik.
Do të ishte utopi e njëjtë me atë të vitit 1944, të pretendoje se gjithçka do të ndryshonte krejt papritur nga rrotacioni politik apo se Shqipëria do të gjente dhe do të ndiqte menjëherë udhën e arsyes.
Nga skaji i vesit nuk mund të shkosh menjëherë tek skaji i virtytit. Do të ishte hipokrizi e mirëfilltë ta trajtoje këtë proces si një udhëtim me tren nga një qytet në tjetrin, kur në fakt është një proces i dhimbshëm dhe i gjatë, që kërkon pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve.
Hapi i parë për të dalë nga ky moçal është përzgjedhja e individëve që nuk kanë në jetëshkrimin e tyre, terminologji të tillë si- vrasje, përdhunim, trafik droge apo plagosje.
Babai i Kombit pati ekskluzivitetin të promovonte dhe t’i çonte në parlament banditët.
Pra, nga banditët duhet të shkojmë tek jobanditët.
Dhe në optikën time, do të mjafonte vetëm fakti i banditëve, që Babai i Kombit apo ithtarët e tij, mos pretendonin dhe mos të artikulonin hipotezën e një mandati të tretë.
Post Scriptum- Nuk do të kapërcet ylberi, por pragu i banditëve do të kapërcehet pashmangshmërisht, pasi ai prag ka qenë dhe mbetet eskluzivitet i Babait të Kombit.