Nga Agron Prebibaj
Prononcimi i Z.Anton Shala-kryetari i keshillit të komunës Gjakovë
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosoves sot është një forcë epokale në pluralizmin politik kosovar e lindur në fillesën e viteve “90-të, menjëherë pas LDK-së, me një aktivitet të dëndur në politikën e brëndeshme e të jashtëme, një zë i fuqishem në kancelaritë përendimore për njohjen e Kosoves si shtet sovran.
Është e demosdoshme rritja e forcimi i PSHDK-së, pasi do të sherbente shëndoshjes së demokracisë kosovare dhe garancia si urë lidhëse e Kosovës me Europën.
Në një komunikim për median zoti Anton Shala-kryetari i keshillit të komunës Gjakovë, ka pohuar si më poshtë vijon:- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës- dega në Gjakovë, është pjesë e qeverisjes lokale dhe gjatë këtyre tri viteve kemi udhëhequr kuvendin e komunës (asamblenë).
Performanca e përgjithshme në fushën e transparencës është 88.7%, pra një nivel mjaft i kënaqshëm, duke u renditur kështu në nivel vendi ndër komunat e para në marrjen e vendimeve dhe transparencës me publikun. Ndër prioritetet e demokristianëve është krijimi i kushteve e të bërit biznes, në veçanti ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe zhvillimin e turizmit lokal.Për këto tri vite duke udhëhequr me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik kemi ndihmuar përmes skemës së grandteve, bizneset e vogla dhe të mesme që merren me fushën e prodhimit dhe përpunimit të artizanateve.
Vlera investive për këto biznese ka qenë 240.000.00 €. Këto grante ndihmuese ju jepen këtyre bizneseve që të ju mundësohet të rrisin numrin e të punësuarve dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese.
Fokus të veçantë PSHDK-ja ka komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët, duke qenë korrekt në informim dhe ndihmë në fusha të ndryshme;
-kështu e ka pëfunduar prononcimin e tij zoti Shala drejtuesi i këtij këshilli.
Pra demokristianët me plotë bindje duhet vlersuar si subjekt politik social e bashkpunes të shkelqyer në qeverisjen lokale e qëndrore.
Komuna Gjakovë mbetet tradicionalisht bastioni i demokristianëve kosovarë, por me resuerse për akoma më shumë.
Demokristianët e Gjakovës i kanë të gjitha potencialet intelektuale e njerëzore të jenë prinjes të qeverisjes vendore e të dhurojnë jo më pak se dy mandate deputeti në parlament.(në foto Anton Shala).
a.prebibaj.