Pa diskutim që Gili është një nga ikonat e muzikës moderne. E cilësuar si Madona shqiptare ajo ka rrëmbyer zemrat e publikut që me daljet e para skenike.
Një xixëllonjë që ndez skenën dhe nuk u shua kurrë, vazhdon të jetë aktive edhe sot në muzikë e jo vetëm.
Me tiparet e saj karakteristike, flokët e verdhë dhe me 25 kilogramë të humbura nga pesha e saj, Gili risolli në vëmendje rininë e bukur. Barbi kukulla e Shqipërisë me projektin e fundit Beso, ndezi shpresat tek ndjekësit e saj.
Ashtu pozitive, e qeshur, e ëmbël në tekstin e këngës ajo siguron se ditët e lumturisë do të vijnë sërish dhe që nuk duhet të prishim zemrën për asnjë arsye.
Një projekt i realizuar nga familja, Iliri dhe dy djemtë e tyre, përmban një melodi dhe tekst shpresëdhënës si dhe një videoklip sojdisur në bukuritë natyrore të Kosovës.
Ajo çka Gili mëshon fort në këngën e saj është besimi në zot dhe në dashuri dhe këahilla më e vyer për njerëzit është që të mbretërojnë me mirësi. /InfoPressAlbania(E. D)/
Më poshtë ju ftojmë të lexoni tekstin kuptimplotë dhe të shijoni këngën nëpërmjet youtube.
Gili-Beso
Hape një krua me ujë të kulluar,
le të freskohet kalimtari i etur.
Nën hijen e drurit gjelbëruar,
ftoje për të pushuar, udhëtarin e pa fjetur.
Ndeze një shkëndij, ndriçoje errësirën,
dritën ta shohin shpirtërat e humbur.
Fëmijut ti plotësoja dëshirën,
mësoja fjalën më të mirën,
dashuria është e mundur.
Ref.
Do t’vijn sërish ditët e lumturisë,
ti do të vish shtigjeve të dashurisë.
Një jetë dhuro, një zemër gëzo.
Fillo nga sot, beso në zot, në dashurinë beso!
Me ngjyrat e ylberit, me pendën e poetit.
Shkruaje në qiell fjalën dashuri.
Me margaritarët e detit, thure kurorën e mbretit.
Mbretëro me mirësi!