Baballarët kanë ndikim shumë të madh në jetën e vajzave dhe ne jemi kurioz të dimë pse

Lidhja mes një babai dhe një vajze është unike. Marrëdhënia me babin ndikon në karakterin e një vajze dhe përcakton sjelljen e saj si e rritur. Ai është shembull i një jetë të suksesshme dhe të shëndetshme. Nëse një baba nuk merr pjesë në jetën e vajzës së tij ose veprimet e tij janë të çrregullta, kjo mund të çojë në vetëbesim të ulët tek vajza. Bright Side shkruan për rëndësinë që ka një baba mbështetës dhe i kuptueshëm në jetën e një vajze dhe rezultatet janë këto:

Kultura ka ndryshuar dhe shumë baballarë kujdesen për vajzat e tyre që prej ditës së parë kur ato vijnë në jetë. Ata madje i vënë në gjumë, i ndërrojnë pelenat njësoj si mamat. Prania e babait edhe në ditët e para të lindjes, formon një lidhje të fortë mes tyre.

Sipas një hulumtimi, nëse një vajzë ka një marrëdhënie të mirë me babain e saj, ajo ka një rrezik më të ulët të zhvillimit të ankthit dhe depresionit. Madje edhe stresin e menaxhon më mirë.

Nëse një baba ka një marrëdhënie të ngushtë me vajzën dhe ajo ndihet rehat për të folur për ndjenjat e saj, ai ka vendosur një urë lidhëse mjaft të rëndësishme për raportet e tyre në të ardhmen. Pra, vajza do t’i rrëfejë atij çdo gjë.

Përfshirja e babait në jetën e vajzës është e rëndësishme dhe krijimi i një lidhjeje të shëndetshme me të është thelbësore, sepse kjo e ndihmon atë të zhvillojë vetëbesim dhe të krijojë një imazh pozitiv. Për ta bërë këtë, një baba duhet ta inkurajojë gojarisht vajzën e tij, të jetë i pranishëm në jetën e saj, të respektojë ndjenjat dhe të dëgjojë mendimet e saj. Kjo do ta ndihmojë atë të heqë qafe pasiguritë dhe të rrisë besimin e saj në aftësitë e veta.