Zgjedhjet Parlamentare zhvillohen çdo 4 vite, që qytetarët votues të Shqipërisë të kenë kohën e duhur për të vlerësuar punën e Qeverisë dhe të Opozitës. Zgjedhjet nuk zhvillohen për te bërë rrotacionin e bandave te hajdutëve të korruptuar në pushtet e të ish pushtetarëve në opozitë, por për të zgjedhur njerëzit më të ndershëm e të pa korruptuar që ta drejtojnë sa më mirë Shqipërinë e të zgjidhin sa më drejtë problemet që shqetësojnë shqiptarët. Bandat e të korruptuave nuk e kanë vëndin ne pushtet, por e kanë vëndin para Drejtësise dhe në burg.