Ditën e sotme do të mbetemi në kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Në bregdet motit pritet të jetë i kthjellët, por në zonat e ulëta dhe malore do të ketë vranësira të shpeshta, të cilat gjatë pasdites do të sjellin rrebeshe shiu ne veri-verilindje dhe juglindje.
Reshjet do të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet kodrinore’malore edhe në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër.
Mbrëmja parashikohet që të vijojë me kthjellime dhe vranësira. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta gjatë mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë.