Nga, Bardha Sokoli
Unë gjykoj me bindje se pjesëmarrja e gruas në politikën aktuale është demosdoshmeri, pasi ato janë më korrekte, më humane përballë shqetësimit qytetarë dhe më të vendosura ne luftën ndaj korrupsionit e fenomeneve të liga që po rrezikojnë shoqerinë tonë.
Respektimi i detyruar i ligjit artificial për barazinë gjinore nëpermjet kandidimit në zgjedhje është vetëm shtirje e hipokrizi ndaj femrës, por asaj i duhet krijuar hapsirat demokratike për të garuar sikurse edhe ato duhet te luftojne për garën politike.
Pra gruaja duhet të jetë vetë pjesemarrese aktive brenda një partie politike duke konkuruar fort deri në drejtimin e partisë ku ajo aderon, pa patur nevojë për dhurata fiktive e më pas per t’u keqperdorur për ngritjen apo jo të kartonit.
Secili subjekt politik e ka për detyrë të krijojë thjeshtë vetëm garën, e cila mundëson për të kandiduar në zgjedhje gra e vajza shumë të zoja nga të gjitha shtresat, minoritare, rome etj, te cilat kanë ndikim në rritjen e pjesmarrjes e rezultatit te zgjedhjeve, duke u zgjedhur edhe në keshillat e komunave apo bashkive.
Kur partitë politike janë perfaqësuar me pushtet me Ministri e drejtori; gratë me ndjeshmerinë e tyre kanë përfaqësuar denjësisht pasqyrën e shtetares përballë publikut.
Respekti për femrën është natyrëshmeri por edhe detyrim moral për njerun që vepron drejt në jetë, pa parashikuar detyrimin ligjor për vepruesin e lig ndaj njeriut.
Ajo çfarë e shëndoshë e optimizon polikën shqipetare është propoganda e fortë e lidershipit shqiptarë për gjetjen e hapsirave të gruas brenda strukturave të subjektit politik duke krijuar të gjitha lehtësirat demokratike e statuore për rritjen e tyre në drejtimin e partise me qellimin që edhe partitë të kenë kryetare grua.
Vetem politikat që respektojnë familjen të shënjetë ndaj dhe janë me të interesuar për futjen e grave në garën e drejtë të barabartë me burrat pasi vetëm kështu do të kishim siguri për politikëberje të shëndoshë dhe një shoqëri më humane e të njerëzishme.