Nga Skerdjan DHULI
Më sygjeruan të lexoja një letër higjenike të shkruar nga Frrok Çupi.
Të jem i sinqertë, e lexova me havale të madhe për disa arsye.
Se pari, stili i shkrimit të tij është mediokër e për pasojë nuk të tërheq kund as mendimin e as fantazinë. E vetmja ndjenjë që të japin shkrimet e tij është sëkëlldia.
Së dyti, sepse Frroku është komunist e si i tillë ja di hapin logjik, sojin e mendimit dhe ligësinë që përfaqëson. Gjak kriminal i partisë komuniste.
Së treti, sepse ishte një biografi e bërë me mllef ndaj nje gazetareje që mund të zgjedhësh mos t’a ndjekësh në ekranin ku punon por hiç gjëkundi nuk ke të drejtë t’a përgojosh në atë formë, ku e vetmja që sundonte ishte mendësia komuniste.
Së katërti, sepse Frrok Çupi është burrë i gërditshm në 360°.
Mirëpo meqë e lexova, kam vetëm një kërkesë.
Miqtë e mi katolikë duhet ti propozojnë instancave përkatëse që kjo specie mashkullore të shkishërohet, me arsye tejet të fortë siç është ajo e përgojimit të një gruaje botërisht e publikisht.
Në kanun, prej nga duhet të vinte edhe kultura e Frrokut, denigrimi i grave në mejdan është i ndaluar sepse ato cilësohen të paprekshme moralisht.
Në Bibël, prej nga duhet të mësonte komunisti Frrok, gjithashtu përgojimi i grave është i ndaluar.
Prandaj Frrok Çupi duhet shkishëruar.