Ish-deputeti Eduart Ndocaj, një biznesmen i njohur në vendin fqinjë të Italisë, që po bën histori suksesi dhe po shndërrohet në model frymëzimi për shumë të rinjë dhe të reja që duan të provojnë fatin e tyre në vendet e BE-së, ka njoftuar një tjetër zhvillim të rëndësishëm për kompaninë e tij, duke e bashkuar me firmën “Farina Scacavi”, e cila pritet të transformohet në gjigandin e fuqishëm në fushën e ndërtimeve, gërmimeve dhe ndërtime rrugësh.
Kjo perpsektivë e bashkimit të dy kompanive, shënon një sukses për firmën “Gruppo Ndocaj”, administratore e së cilës është vajza e “kaubojsit’, Ilenia.
Eduart Ndocaj, mbetet padyshim modeli i njeriut luftarak, i cili me punë, përkushtim, këmbëngulje dhe vetbesim të palëkundur, ka arritur të ia dalë, duke u bërë një emër mjaft i nderuar në Itali, si dhe ka fituar një popullaritet në rritje, falë vlerave qytetare dhe karakterit prej një punëtori të ndershëm dhe zellshëm.
Stafi ynë i uron Z. Ndocaj, suksese të mëtejshmë dhe i dëshiron punë të mbarë në sipërmarrjen e tij!
BASHKIMI I BIZNEZIT FARINA&NDOCAJ, SUKSESI I PADISKUTUAR 2000-2020 NJEZET VITE SUKSES
Sot ndjehem i lumtur dhe krenar, sot është një ditë historike për mua si person po dhe për Gruppo Ndocaj ku Adminstratore do jete vajza ime Ilenia kjo ma dyfishon lumturine.
Pas 20 vitesh punë të pa lodhshme dhe pas shumë sakrificave, sot bashkohet me grup Ndocaj një ndër ingjinierët më të shquar të imItalis po dhe në Europë.
Z.Giuzepe Farina bashkon firmen e tij Farina Scacavi(Farina GERMIME) me firmen Ndocaj costruzione dhe lindi firma me e fuqishme ne ndertime dhe germime e ndërtime rrugesh, kjo eshte fitoria e pare pas kësaj krize te pamëshirshme, siç e thotë dhe Gjergj Kastrioti; bashkimi ban fuqinë, pra sot lindi EDIL FN STL ( EDIL COSTRUZIONI FARINA&NDOCAJ SRL ) ??????