Turizmi malor është një alternativë e mirë pushimesh ketë sezon turistik mes pandemisë. Valbona një prej zonave më të vizituara tashmë është gati për të pritur pushuesit me protokolle anti-Covid.
Bashkia Tropojë çeli sezonin për turizmin malor në Valbonë. Turistët u pritën me këngë e valle tradicionale.
Vendas e të huaj mbushën luginën që ngjan me një amfieatër natyror buzë bjeshkëve të thepisura e që rrethohet nga gjelbërimi.
Vitin e kaluar, Valbonën e vizituan rreth 140 mijë turistë.
Ashtu në bregdet edhe turizmi malor pritet të ndikohet nga pandemia e koronavirusit.
Por autoritetet vendore thonë se me kujdes e protokolle strikte do t’ja dalin të kenë sërish një sezon të suksesshëm.
Ansambli “Dardania” krijoi atmosferë më nje repertor të përzgjedhur, ndërsa turistëve iu ofruan produktet tradicionale të zonës.
Turizmi malor pritet të shënojë numër të lartë pushuesit këtë sezon veror edhe për shkak të kushteve që ofron për distancimin social, aq shumë të këshilluar në kohën e pandemisë globale të koronavirusit.