Përmes një video-komunikimi, ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar pak ditë më parë nga njëri prej portaleve në vend, sipas së cilit, “kaubojsi” është arrestuar në flagrancë nga policia italiane.
Përmes këtij video-komunikimit, ish-deputeti Ndocaj, përvecse ka përgënjeshtruar këtë lajm të publikuar me një tendencë të theksuar, e ka cilësuar një fake neës me prapavijë të pastër politike, me qëllim denigrimin e imazhit të tij, si dhe të njollosjes së moralit dhe integritetit.
Ndocaj, në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e tij këtë sqarim, duke nënvizuar se asgjë nga ato që thuhen në artikullin e publikuar nga portali PLUGU NEWS nuk janë të vërteta, por janë një sulm që vijnë drejtpërdrejtë nga falangat e krimit të organizuar në vend, të lidhura ngushtësisht me qeverinë, dhe që kanë për synim denigrimin e individëve apo dhe të zërave kundër qeverisjes së vendit dhe vecanërisht kundër kreut të saj Edi Rama.
Duke e cilësuar të turpshëm një desinformim të tillë, “kaubojsi” ka ndarë me ndjekësit e tij, faktin se ka një raport të shkëlqyer me bashkëshorten, përkundrejt cfarë në thuhet në artikullin e portalit në fjalë, si dhe e ka cilësuar të shenjtë familjen dhe vlerat e saj, parime këto për të cilat ai sakrifikohet dhe i ka norma të patjetërsueshme në jetë dhe kudo.
Duke bërë një përshkrim të katandisjes së stilit gazetaresk në vend, Ndocaj ka nënvizuar mjeranizimin e shtypit të lirë dhe degradimin e hapësirës mediatike, ku portale të shumta, janë përhapur si gjobaxhinj dhe shantazhues, por që janë larg misionit të gazetarisë dhe të informimit.
Ish-deputeti ka bërë me dije, se cështja e përhapjes së katij fake news, nuk do të ndalet me kaq, pasi ai ka angazhuar avokatin e tij për ta ndjekur përmes një procesi ligjor të gjithë këtë insinuatë të hedhur në tregun mediatik nga një portal me qëllime të pastra okulte dhe që financohet nga individë me lidhje të fuqishme të botës së krimit dhe të pastrimit të parave.