InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Të humbësh nën një diell të rremë”!/ Nga Ejona Lama

25 Maj, 2020
in InfoPress, Të ndryshme
A A
“Të humbësh nën një diell të rremë”!/ Nga Ejona Lama

A po jetojmë, apo thjeshtë jemi bërë lojëtarë të një realiteti të gënjeshtërt që po vërtitet furishëm nëpër skutat e zbehta të një shoqërie?!


Kjo herë-herë na nxjerr në një sipërfaqe të vetëdijësuar ku ne besojmë se jetojmë dhe realiteti është i gjithi i yni. Herë të tjera tërhiqemi nga shtrembërime të ndijimeve tona të cilat sjellin një përceptim të gabuar duke na bërë besues të një jete iluzionare.


Këto iluzione bëhen njohëse të asaj që ne quajmë ” përpunim” të përceptimeve tona, të atyre përceptimeve që jo gjithmonë janë një paraqitje e gabuar e asaj çfarë ne demostrojmë si ekzistente.


Ndoshta mendja jonë nuk u bë përpunuesja e një përceptimi të gabuar, por ishin ngacmuesit e jashtëm që ndikuan në shqisat tona duke i bërë ata riprodhuese të një tregimi të trishtë shoqërorë.


Nën presionin e një ajri të ndotur valët zanore të hipokrizisë njerëzore bëhen shqetësuese të dëgjimit tim. Disa tinguj të lartë vijnë nga disa biseda normale të njerëzve të shtypur, e disa tinguj shurdhues vijnë nga një “orkestër” e korruptuar e cila luan muzikën më të çmendur mbi trupat e regjur nga skamja.


Këto valë zanore kapen së pari nga disa fraza të një udhëheqësi dështak i cili duartrokitet nga turma e tij, turmë prej së cilës dëgjohen britma servilizmi, pasqyrohen imazhe imoraliste dhe sjellje vartësish ndaj padronëve.


Disa dridhje zëri të cilat futen në membranën e brendshme të dëgjimit vijnë nga ata, ata që në një luftë të pamëshirshme me veten kërkojnë të mos nënshtrohen, të mos kërrusin vlerat përballë të pandershmëve.


E vala më e trishtë e më e dhëmbëzuar vjen nga ana tjetër, atje ku mjeshtëria e përfolësve, e përdoruesve të shumë maskave të mashtrimit, e përfolësve dhe votuesve të së padrejtës bëhet mënyrë e të jetuarit.


Mënyrë prej së cilës unë njoh, ti njeh, ne njohim çregullim shpirtërorë, ose më saktë çregullim ndërshoqërorë.

Si e tillë ti fshihesh, heshtesh brenda vetes dhe bëhesh izolues i padrejtësive.
Më thuaj çfarë i dashuron atyre, përse e përbuz të vërtetën, përse hesht?
Mos vallë të dukem e çmendur, apo ti akoma nuk ke njohur simptomat e humbjes së integritetit shoqërorë?!

E pamundur, mizore, tejet mizore!
Gjithandej turma të ndara të cilat votojnë zgjedhje të ndryshme dhe bëhen krijues te mungesës së të mirës së përgjithshme.


Kjo e mirë e përgjithshme nuk më përket vetëm mua, është edhe e juaja.
Unë nuk ndiej nevojën e një qyteti të heshtur kundrejt banorëve “të babëzitur “të tij, unë ndiej nevojën e një pune të përbashkët, e një përkushtimi dhe ndershmërie shoqërore.


Kështu nuk do të mungonte bukuria reale e një jete të vënë në veprim, nuk do të mungonte liria dhe drejtësia nuk do të ishte një ushtare e vrarë e një populli të gjallë.


Ndaj përpara se të më dëmtosh të dëgjuarin me kritika mbi pasqyrimin e jetës sime iluzionare, më bëj të të dua botën tënde reale…

Të Lidhura

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026
“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025
Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025
Të ndryshme

Parashikimi i motit, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025
PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE
Të ndryshme

PROFIL/ XHOANA SHEHU, FORCA QË LIND NË DUART E NJË VAJZE 22-VJEÇARE

4 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Show Biz

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

30 Janar, 2026

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit
Aktualitet

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit

29 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com