Ish-deputeti karizmatik Eduart Ndocaj, krahas urimit për Fitër Bajramin, adresuar të gjithë besimtarëve myslimanë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video-komunikim, ku përmes një ironie shpotitëse dhe një gjuhe tallëse me politikanët shqiptarë, kryesisht me Presidentin Meta dhe kryeqeveritarin Rama, të cilët së fundmi janë përfshirë në një teatër të jashtëzakonshëm që ka për qëllim ikjen nga realiteti i përditshmërisë dhe fshehjen e problematikave të qytetarëve shqiptarë, pasi janë vetë shkaktarët kryesorë të situatës së vështirë nëpër të cilën po kalon Shqipëria e këtyre tre dekadave.
Ndocaj, duke bërë një sintezë të të gjtihë aktualitetit politik, ka vecuar situatën e fundit, atë të prishjes së teatrit kombëtar, e cila ishte një ngjarje që e shënjon Shqipërinë me një damkë të zezë në arenën ndërkombëtare, ku me politikat e saj po asgjëson vlerat e identitetit dhe të trashëgimisë sonë kombëtare, cka përbën në thelb një synim shkombëtarizues, dhe për këtë po mendon më së miri i biri i xhelatit Kristaq Rama, që s’ka të ngopur me akte cnjerëzore dhe antishqiptare ndaj vendit dhe ndaj qytetarëve shqiptarë.
Ndocaj, gjithashtu u ka kujtuar shqiptarëve se është momenti për të mos hezituar, por të ngrihen furishëm dhe të përmbysin pa mëshirë këtë klikë qeverisëse e cila po rrënon cdo shpresë të vendit për prosperitet dhe integrim.
Video e plotë:
Me fondin prej 11 milione euro te shperdoruar dhe vjedhur nga Edvin Hajduti dhe banda e tij i takon te jene shpenzuar 22000 € per ndenjese pasi theatri ka gjithsej 500 te tilla. Shuma e shperdoruar eshte e barabarte me 250 kg flori 24 karat, te cilat do mjaftonin dhe tepronin ndofta gjysma per larjen me ar dhe riprarimin e salles, ndenjeseve, skenes, prapaskenes, madje edhe ËC ku Edvin Hajduti deklaron se kishte gjetur zhapinj dhe bretkoca.