UZURPIMI I TROJEVE KU LINDI AT GJERGJ FISHTA, VEPËR E RËNDË KRIMINALE.
Shkruan mbesa e At Gjergj Fishtës: PINA KEL Leka (Sota), gjyshi i Pinës, është vëllai i Gjergj Fishtës, Leka i Ndok Simon Ndoc Pacit.
Po ju drejtohem sot personave të Kriminalizuar, që kanë përvetësuar padrejtësisht trojet tona, ku lindi GJERGJ FISHTA…. bijve të Serafin Franit në Zadrimë, (Tonin Franit, Gjergj Franit, Zef Franit e nipit të tyre Ernest Markut), të cilët me anë të Mashtrimit dhe Falsifikimit, për qëllime të errëta përfitimi me imazhin e Fishtës, kanë përvetësuar padrejtësisht, trojet ku lindi At Gjergj Fishta, duke kryer haptas vepër Kriminale, ndaj familjes së Fishtës dhe imazhit të Homerit Shqiptar.
Ndër vite penguat ndërtimin e Muzeut të At Gjergj Fishtës, në trojet e tij të lindjes, Ju uzurpatorët e kriminalizuar të atyre trojeve bijtë e Serafin Franit në Zadrimë. Në vitin 2014, Tonin Frani, Gjergj Frani, Zef Frani e nipi i tyre Ernest Marku, penguan diasporën shqiptare në Norvegji, që të financonin ndërtimin e Muzeut të At Gjergj Fishtës në trojet e tij të lindjes, sepse nuk iu dilte përfitimi që ata donin.
Për të justifikuar uzurpimin e trojeve të At Gjergj Fishtës, falsifikuat pemën e trungut familjar të familjes së Fishtës, ju bijtë e Serafin Franit në Zadrimë (Tonin Frani, Gjergj Frani, Zef Frani dhe nipi i tyre Ernest Marku, i cili pronësinë e uzurpimit, e ka në emër të së ëmës së tij).
Ju nxorët një degëzim të falsifikuar gjaku, kinse lidheni me familjen e Gjergj Fishtës, e në emër të këtij degëzimi, disinformoni dhe mashtroni çdo ditë opinionin, kinse trojet, ku lindi At Gjergj Fishta i keni trashëgimi familjare.
(Nuk është e vërtetë, që kemi lidhje gjaku me “Franajt”, as nuk kemi patur kurrë. Ka lidhje martesore).
Kjo është haptas vepër kriminale ordinere, kur ju në mënyrën më të neveritshme, mashtroni, kinse keni trashëgimi trojet dhe kullën e familjes sonë, ku lindi Gjergj Fishta, me motrën e tij dhe dy vëllezërit, ku njëri vëlla Leka, është gjyshi im, të cilët në atë kullë i lindën 6 fëmijë, mes tyre dhe im atë Kel Leka, të cilët sot kanë pasardhës, nipa e mbesa, që dëshmojnë për historikun e familjes së tyre, ku përgënjeshtrojnë, mashtrimet dhe falsifikimet e bijve të Serafin Franit dhe nipit të tyre Ernest Markut.
Këto sajesa kriminale, për të përvetësuar padrejtësisht trojet ku lindi Fishta, sajuan Mashtrime, Falsifikime, kryen vepra Kriminale nën maskën “fishtjane”.
Mashtruan SHTETIN Shqiptar, Mashtruan e gënjyen Zadrimën, e mbarë Shqiptarinë, kinse trojet ku lindi Gjergj Fishta, janë trashëgimi e tyre.
(Nuk është e vërtetë, që bijtë e Serafin Franit trashëgojnë trojet e familjes sonë, ku lindi Fishta, për këtë dëshmojnë familjaret e At Gjergj Fishtës dhe pleqtë e Zadrimës).
Sot na dalin mashtruesit anti/fishtjanë, “pronarë” të falsifikuar të trojeve tona, ku lindi Gjergj Fishta. Na dalin “pronarë” të kriminalizuar të trojeve tona, bijtë e Serafin Franit në Zadrimë, mes tyre ish-mësuesi famëkeq i Zadrimës, anti/fishtjanë Gjergj Fani, i cili bënte karikaturë Fishtën në dërrasë të zezë e rrihte nxënësit e Zadrimës, i rrihte nipat e mbesat e Gjergj Fishtës, që të shanin e pështynin Fishtën. E mban mend mirë Gjergj Frani, sa herë motra ime Vida, ka ardhur duke qarë në shtëpi, se t’i Gjergj Frani, e rrihje para klasës se nuk pështynte axhën e saj Gjergj FISHTA dhe nuk i thoshte “Armik i Popullit”, etj., ofendime e shpifje nga më ordineret, siç donte antifishtjani, mësuesi famëkeq i Zadrimës Gjergj Frani.
Pasi i përvetësuan padrejtësisht, në mënyrë kriminale me anë të mashtrimit dhe falsifikimit, trojet e kullës së familjes së Gjergj Fishtës, bijtë e Serafin Franit në Zadrimë, na u bënë “fishtjanë” të mëdhenj, por kur e harruan kaq shpejt, se në vitet e regjimit e kishin alergji Fishtën dhe veprat e tij.
Janë dëshmitarë zadrimorët e lezhjanët, që Ju bijtë e Serafin Franit, e keni përbuzur Gjergj Fishtën dhe gjakun e tij në vitet e regjimit. Ishit të gatshëm të denonconit çdo kënd, që ia zinte emrin Gjergj Fishtës dhe veprave të tij.
Janë gjetur emrat juaj në dosjet e sigurimit të regjimit, që spiunonit nipin e Gjergj Fishtës, Markun, me shpifje nga më ordinerët, sepse donit ta fundosnit me çdo kusht Mark Fishtën, se ishte i shkolluar në Romë, nga vetë At Gjergj Fishta.
I kanë shpall luftë familjes së Gjergj Fishtës, zaptuesit, mashtruesit, falsifikatorët, bijtë e Serafin Franit në Zadrimë, (Tonin Frani, Gjergj Frani, Zef Frani dhe nipi i tyre Ernest Marku).
Ju e kthyet në jetim At Gjergj Fishtën, pa nënë e babë, pa motër e pa vëlla, pa nipër e mbesa, vetëm për të realizuar qëllimin e tyre kriminal, të përvetësimit me çdo formë mashtrimi e falsifikimi, të trojeve ku lindi Gjergj Fishta.
Ju na paskeni të drejtën e ciceronit “historianit”, “avokatit” dhe “pronarit” të familjes së Gjergj Fishtës, që t’i interpretoni veprën tuaj kriminale, sikur të ishit “engjëj”, ndërsa Ne, gjaku i vërtetë i Fishtës, nipat, mbesat, stërnipat e stërmbesat e Gjergj Fishtës, nuk ekzistojnë sipas jush?!!!
Si aktorë turpi që jeni, mendoni që ia keni dal qëllimit tuaj kriminal, por jo, nuk ia keni dal dhe nuk do ia dilni kurrë, thjeshtë jeni zbuluar sesa anti/fishtjanë e anti/shqiptarë jeni.
Gjatë viteve të regjimit e zhvarrosen Gjergj Fishtën dhe kockat ia hodhët në Drin, por bijtë e Serafin Franit mendojnë se janë akoma në vitet e regjimit të tyre dhe kujtojnë se në varrin bosh të Fishtës, do varrosin të gjithë familjen e gjakun e tij real.
Jo mor Zotni jo!
Jemi këtu gjallë e të bashkuar fort rreth të Madhit tonë GJERGJ FISHTA, rreth vlerave të familjes sonë. Mjaft më mashtrime e falsifikime, mjaft me veprat tuaja kriminale ndaj familjes së Gjergj Fishtës.
Mjaft mashtruat se jeni gjak i Gjergj Fishtës. Mjaft mashtruat e falsifikuat pemën familjare të familjes së Gjergj Fishtës.
As nuk keni qenë e as nuk jeni gjak me NE.
Unë kam qenë 8 vjet në konviktin e shkollës së qytetit të Lezhës. Aty ka qenë edhe z. Tonin Frani, njëri nga “pronarët” e falsifikuar të trojeve ku lindi Fishta, që sot mashtron lart e poshtë, që është gjak i Fishtës.
Po ia kujtoj Tonin Franit, se asnjë sekondë as Unë Pina e Kelit as nipi i At Gjergj Fishtës, Simoni i Mark Fishtës, nuk kemi folur asnjëherë me ty Tonin Frani, që na dilke sot gjaku ynë.
Jo mor zotni. Të vërtetë tjetër nuk ka.
Sado që të mundoheni të mashtroni e falsifikoni dokumentacionin e pronave dhe pemën familjare të Fishtës, nuk do ia dilni që të finalizoni krimin tuaj.
Mos harroni se i keni hapur luftë At Gjergj Fishtës dhe familjes së tij, por ne kemi mbrapa një shqiptari nga mbarë trevat e diaspora, e me një shqiptari do përballeni.
Familjaret e Gjergj Fishtës, përgënjeshtrojnë dhe denoncojnë, mashtrimet dhe falsifikimet kriminale, që kanë përdorur bijtë Serafin Franit në Zadrimë (Tonin Frani, Gjergj Frani, Zef Frani dhe nipi i tyre Ernest Marku), për të përvetësuar trojet ku lindi Gjergj Fishta. Familjarët e Gjergj Fishtës, dëshmojnë në çdo moment, mbi të vërtetën reale të historikut familjar të tyre dhe trojeve të kullës, ku lindi Gjergj Fishta, motra e tij Lena, vëllai i tij Çupi dhe vëllai Leka dhe 6-të fëmijët e Lekës, një vajzë me emrin Gjyste Leka dhe 5 djem, Ndue Leka, Mark Leka, të cilët sot kanë një numër të madh pasardhësish. Kjo është familja e Gjergj Fishtës, që të gjithë kanë lindur e jetuar në kullën dhe trojet e tyre, deri kur u persekutua Fishta, e bashkë me Gjergj Fishtën, u persekutua kulla ku lindi Fishta, sa familjarët tanë i nxorën që aty dhe kullën tonë e kthyen në stallë bagëtish për kooperativat, deri sa u shemb.
Në vitet e regjimit ato troje shiheshin si të mallkuara, se aty kishte lindur “armiku” imagjinar i regjimit, i sistemit të asaj kohe Gjergj Fishta. Në vitet e demokracisë, ato troje u zaptuan dhe u përvetësuan padrejtësisht nga bijtë e Serafin Franit në Zadrimë, Gjergj Frani, Tonin Frani, Zef Frani dhe nipi i tyre Ernest Marku, të cilët nisen një serial kriminal me shpifje, mashtrime e falsifikime, kinse trojet e kullës së familjes së Gjergj Fishtës, ku lindi vetë At Gjergji, janë të bijve të Serafin Franit, kinse i kanë trashëgimi të tyre familjare, një mashtrim skandaloz kriminal.
Kjo foto të këto troje, besoj iu kujtohet. Janë trojet e kullës, ku lindi At Gjergj Fishta. Janë trojet e kullës së familjes së Gjergj Fishtës. Nuk kanë qenë kurrë dhe as nuk do jenë trojet e bijve të Serafin Franit. Ju vërtetë i keni zaptuar e përvetësuar ato troje me mashtrime e falsifikime kriminale, për qëllime të errëta përftimi e tregtie me imazhin e Gjergj Fishtës, por sot nuk iu njeh kush si njerëz e si shqiptarë, por ju njohin si specie turpi, që keni shkelur mbi At Gjergj Fishtën dhe familjen e tij.
Meqenëse ju bijtë e Serafin Franit, keni vendosur të luani teatër turpi, me imazhin e At Gjergj Fishtës, për të mbrojtur me çdo kusht mashtrimet dhe falsifikimet tuaja, që keni përdorur për të përvetësuar trojet ku lindi Fishta, po jua rikujtojmë se At Gjergj Fishta, ka gjallë nipa e mbesa, stërnipa e stërmbesa që e dinë shumë mirë historikun e familjes së tyre dhe përgenjështojnë çdo mashtrim, falsifikim dhe sajim tuajin kriminal.
Baba im Kel Ndoka, është djali i Lekës, vëllait të Gjergj Fishtës, po ju rikujtoj gjyshi im Leka la 5 djem, e këta 5 djem lanë plot nipa e mbesa, stërnipa e stërmbesa, që dëshmojnë e përgënjeshtrojnë të gjitha mashtrimet e falsifikimet që ju bijtë e Serafin Franit, i keni bërë në adresë së Familjes së Gjergj Fishtës, vetëm për t’i zaptuar dhe përvetësuar padrejtësisht trojet e kullës, ku lindi Gjergj Fishta, për qëllime përfitimi me imazhin e Fishtës.
Atëherë po ia filloj me disa dëshmi, që prindërit dhe axhat e mi, mi kanë përsëritur sa herë. Im atë Kel Lek Ndoka sa herë vinte në shtëpinë time në Divjakë apo kur shkoja në Fishtë, si çdo herë, kemi folur për gjithçka që lidhej me familjen tonë, për axhën Gjergj FISHTA, për miq, dashamirë e kumbarë të familjes; për gjithçka. Në një fare mënyre më linte amanetin e tij. Folëm edhe për kundërshtarët tanë në Fishtë e Zadrimë si dhe për origjinën e familjes sonë nga Domgjoni i Mirditës, familja “PACI”.
Të gjitha po i sjell si t’mi kishte thënë sot: Më dëgjo me kujdes moj bijë e mos i harro kurrë. Mos i harro edhe ato që të thoshte përditë nëna ime, nusja e vëllait të Gjergj Fishtës “Nana Meme”, kur vdiq ajo ti ishte 11 vjeçe e katër muaj. Mos i harro kurrë bisedat me vëllezërit e mi e me motrën time, veçanërisht ato që thoshte axha im Mark Fishta, për të cilin u përkujdes vetë Gjergj Fishta, që ta dërgonte në shkollë në Romë, duke i qëndruan pranë nipit të tij Markut, Gjergj Fishta i konfirmonte herë pas here historikun e familjes sonë.
Ne kemi rënë në Zadrimë, nga Domgjoni i Mirditës. Tokat dhe truallin e kullës së të parëve tanë në Domgjon, as se kemi shit, as se kemi fal (siç e ka konfirmuar edhe vetë At Gjergj Fishta dhe dëshmitë tona familjare të trashëguara).
Familja Paci në Domgjon të Mirditës, janë gjaku jonë i origjinës, prej ku u larguan të parët tanë, që erdhën në Zadrimë, ku fillimisht u vendosën afër Troshanit, poshtë Kepit të Kreshtës. Më pas NDOKA (i ati i Gjergj Fishtës), me babën e tij SIMON NDOC PACIN, morën tokën në Fishtë (aty ku janë themelet e kullës sot) dhe ndërtuan kullën dykatëshe që iu mori disa vite. Patën vështirësi deri sa mbaroi kulla, lartë banonin njerëzit e poshtë bagëtia.
Gjatë viteve të regjimit së bashku me At Gjergj Fishtën, persekutuan edhe kullën e familjes së tij, duke i nxjerrë familjaret e Fishtës nga ajo kullë dhe duke e kthyer në stallë për kooperativat derisa u shemb.
Im Atë Kel Lek Ndoka dhe axhat e mi, na kanë treguar, dëshmuar dhe konfirmuar sa herë amanet se: –
“Tokat dhe Trojet e kullës në Zadrimë, as si kemi shitur, as si kemi falur”, por regjimi diktatorial i asaj kohe, na detyruan me forcë me dal nga ajo kullë, se aty kishte lindur armiku imagjinar i tyre Gjergj Fishta, sa që në vitet e regjimit shiheshin si të mallkuara ato troje.
Para persekutimit nga regjimi diktatorial, aty tek kulla e familjes sonë, kishim një sipërfaqe të madhe. Siç e cekem më lart kulla u ndërtua nga i ati i Gjergj Fishtës, NDOKA me banë e tij SIMON NDOC PACI. Pasi mbaroi kulla jeta nisi mbarë. Në vjeshtë u bë dasma e parë, u martua NDOKA me një vajzë të vetme nga fshati Koterr i Zadrimës. Për herë të parë familja u shtua me 3 djem e një vajzë: LEKA (gjyshi im), ZEFI i pagëzuar GJERGJ FISHTA, SIMONI që e thërrisnin në shpi me emrin ÇUP dhe LENA. Punonin e jetonin mirë. GJERGJI që në moshë 6 vjeçare shfaqi aftësi të larta. Më mbështetjen e plotë të familjes, ai mbaroi shkollën e lartë dhe vazhdonte të shkruante vjersha ku thërriste për “DASHURI për Atdhe”. Çdo ditë lartësonte dashurinë në Zot e për Atdhe e Komb. Kjo e ngriti lart vlerën e familjes sonë.
Papritur familja jonë u gjend në një pikë kritike. Në të dielën e pashkëve e gjithë familja shkoi në kishën e Troshanit të ndiqnin ritualet. Në oborrin e kishës filloi një konflikt mes një personi në Troshan dhe vëllait të vogël të Fishtës, Çupit (Simon), kinse Çupi kur ka kalu nga toka e tij, i ka prish gardhin dhe e qëlloi aty, duke e lënë të vdekur 21 vjeç djalë.
Plumbat që i ranë Çupit, plagosen dhe dy persona të tjerë, që ishin pranë Çupit, ku njeri prej tyre që u plagos rëndë është Zef Lazër Zefi (stërgjyshi i Paulin Zefit – Përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore-Lezhë), kumbari me familjen e tyre, që në momentin kur kemi zbritur nga Mirdita dhe jemi vendosur në Zadrimë. Lajmi mori dhënë. Familja i bëri mortin në atë kullë ku kishte lindur edhe vetë At Gjergj Fishta, i cili erdhi e drejtoi ceremoninë e asaj mortje të rëndë, ku nga dëshpërimi e pikëllimi i vrasjes së vëllait, At Gjergji shkruajti poezinë “Gjaksor”.
Me vrasjen e Çupit, familjen e mbuloi hija e rëndë e vdekjes, e gjakmarrjes. Nëna dhe i ati vetëm qanin. Të tjerët mendonin vetëm gjakmarrjen. Puna ra, jeta u ndal. Desh Zoti mbas një kohe nga dita e vrasjes së Çupit, erdhi prapë AT GJERGJ FISHTA dhe i mblodhi të gjithë familjarët në atë kullë: E mori fjalën i pari – “Baba Ndoka, nëna ime e shtrenjtë, askush nga ne nuk vuan sa ti dhe si Ti. Je nënë Ti sa solle në jetë. Vëllai im Lek, motër Lene, nipër e mbesa të mia: Unë kam vendosur ta fal gjakun e vëllait tim. Vëllavrasja na nxjerr të humbur të gjithë. Unë kam ndërhyrë në familje të tjera ta falin gjakun, Ju e dini ndaj kërkoi sot në këtë kullë të jepni fjalën e ta mbani. Të jemi të gjithë një mendje me mua. E kam menduar gjatë. Kjo është e vetmja zgjidhje për të ardhmen tonë e të Atdheut tonë”.
At Gjergj Fishta shkoi vetë bashkë me vëllain Lekën tek familja e gjaksit dhe u tha: Të falesh është burrni e trimni, nuk është të vrasësh. Ne e falem gjakun. Nga sot ti Lekë vëllai im këtë familje do ta kesh kumbarë. kështu u bë, falë At Gjergj Fishtës, gjaku u fal dhe familja e hasmit u bë kumbarë me familjen tonë.
Njëkohësisht vetë At Gjergj Fishta bëri kumbarë edhe Lazer Zef Lazerin, 27 vjeçar, i ati i tre fëmijëve, i cili humbi jetën disa muaj pasi u plagos nga i njëjti plumb që i ra Çupit. (At Gjergj Fishta ripërtëriu kumbarinë me Zef Lazer Zefin, me familjen e të cilit trashëguan kumbarinë, që kur erdhën familjarët e parë tanë nga Domgjoni i Mirditës në Zadrimë, deri te Zefi Lazer Zefi, që e bëri kumbarë vetë Fishta, kumbari që u ripërtëri ndër vite tek pasardhësit e Zefit, deri te stërnipi i tij Paulin Zefi. (Historiani Paulin Zefi, prej vitesh me funksion i Përgjegjësit të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë dhe një Zë i fuqishëm në promovimin e imazhit dhe veprës së Fishtës).
Pas faljes së gjakut familja mori frymë lirisht. Nëna e viktimës e vuajti thellë dhe u largua shpejt nga jeta pas saj edhe Ndoka. Familja desh zoti vazhdoi të zmadhohej e të shtohej, gjyshi im LEKA, la 6 fëmijë, një vajzë me emrin GJYSTE e 5 djem, NDUE LEKA, MARK LEKA, GJIN LEKA, SHUK LEKA dhe KEL LEKA, që është babai im. Të gjithë djemtë e Lekës njeri pas tjetrit u martuan, duke bërë dasmat në atë kullë, që e ndërtoi gjyshi i tyre Ndoka, në atë kullë, ku lindi axha i tyre Gjergj Fishta, me vëllezër e motrën e tyre.
Në atë kullë linden nipër e mbesa të Gjergj Fishtës dhe vëllait të tij Lekës. “Nana Meme” siç i thonin gruas së gjyshit Lekës, gati të gjithëve ua përkundi djepin, e të gjithëve u ka kënduar këngë të bukura, duke sakrifikuar për t’i rritur. Babai im Kel Leka u martua i fundit në atë kullën e vjetër, kurse fëmijët linden të gjithë në shtëpinë e Re…Kështu u vendos.
Të gjitha këto i kemi me dokument, më hartë në kadastër. Edhe në regjistrin kadastral të vitit 1945-1947. Dhe e dinë mirë banorët e FISHTËS dhe Zadrimës, se trojet e asaj kulle, i përkasin pasardhëseve të drejtpërdrejtë të familjes së Gjergj Fishtës, të cilët janë familja Ndoka.
Siç e shpjeguam edhe më lart, pasi u bë kooperativa dhe e persekutua Gjergj Fishta, kullën e vjetër të familjes sonë (ku lindi Gjergj Fishta), u bënë stallë deri sa u shemb. Në vitet e regjimit ato troje shiheshin si të mallkuara se aty kishte lindur “armiku” imagjinar i sistemit të asaj kohe Gjergj Fishta.
Në vitet e demokracisë, ato troje u zaptuan dhe u përvetësuan padrejtësisht nga bijtë e Serafin Franit në Zadrimë, Gjergj Frani, Tonin Frani, Zef Frani dhe nipi i tyre Ernest Marku, të cilët nisen një serial kriminal me shpifje, mashtrime e falsifikime, kinse trojet e kullës së familjes së Gjergj Fishtës, ku lindi vetë At Gjergji, janë të bijve të Serafin Franit, kinse i kanë trashëgimi të tyre familjare, një mashtrim skandaloz kriminal.
Amanetin e të parëve askush nga ne nuk e shkel. Na keni shpallur luftë ju bijtë e Serafin Frani, Gjergj Frani, Tonin Frani dhe nipi i tij Ernest Marku.
Ju na i keni vjedhur me mashtrime e falsifikime, trojet e familjes sonë, ku lindi Gjergj Fishta. Ju doni të përfitoni me imazhin e Gjergj Fishtës. Ju doni të bëni tregti me trojet ku lindi Fishta. Ju doni të jeni “pronarët” e falsifikuar të muzeut të Fishtës, muze që i keni penguar vite që ta ndërtojnë, atdhetarë, që nuk ju njohin ju si pronarë, por si persona që keni kryer vepër kriminale.
JU BËJMË THIRRJE LARGOHENI NGA TROJET E FAMILJES SË GJERGJ FISHTËS!!!
Ju bëjmë thirrje unë Pina Ndoka me dy nipat më të afërt të At Gjergj Fishtës, vëllain tim Gjergj Keli, me djalin e axhës Simonin e Mark Fishtës!!!
Ne po i përmbajmë njerëzit tanë që drejtësinë duan ta vendosin me vetëgjyqësi, sepse jeni ju që na keni vënë këmbën. Ne jemi këtu. Ju keni vetëm një zgjidhje:
Të largoheni nga prona jonë e shenjtë për ne dhe pas kësaj të jetojmë si bashkëfshatarë ose ne nuk do iu lejojmë të vazhdoni aktrimin kriminal tuajin.
Me ligjet e SHTETIT, me forcën tonë, me të drejtën tonë të patjetërsueshme, do ta zgjidhim dhe aty, ku janë trojet e kullës së familjes sonë do ndërtojmë muzeun për të madhin GJERGJ FISHTA, vlerë e familjes sonë, vlerë e shqiptarisë. Këtë e do kombi shqiptar. Kjo do të bëhet. Askush nuk mund ta vonojë më. Pina Kel Lek (vëllai i Gjergj Fishtës), Ndoke Somin Ndoc Paci.